Rama: Gjykatësit bënë kasaphanë mbi pronat, brenda 10 vitesh mbyllim problemin

edi-rama5Është prezantuar sot reforma për kthimin dhe kompensimin e pronës. Kreu i AKKP-së, Sonila Qato njoftoi se shtyhet me 6 muaj afati për aplikimet për pronësinë. Sipas saj  ky ligj shënon një kthesë me rëndësi për çështjen e pronave dhe se fondi vjetor buxhetor i përcaktuar do të jetë me rritje progresive me një vlerë mesatare prej 5 miliardë lekësh në vit, me një shtrirje kohore 10-vjeçare. Kryeministri Rama tha se reforma do të jetë radikale dhe nuk do të ndalet sepse kjo çel rrugën e zbrazjes përfundimtare prej këtij kanceri që po e ha Shqipërinë prej 20 vitesh. Shqipëria është kthyer në një zhele e shqyer prej problemeve të mbartura të pronësisë.

“Kemi çelur një proces që na sjell në një barrë krejt të re. Në 8 vite nga momenti i atij porit deri në momentin kur morëm të drejtën për të qeverisur vendin, jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë, por më e keqja është se gjendja e pronës erdhi duke u bërë çdo vit e më katastrofike. Progres raporti i 2013, shkruan që përpjekje madhore dhe sistematike duhen ndërmarrë për të zgjidhur problemin e pronave. Ndërtimet e paligjshme dhe rikthimi i pronës janë çështje të pazgjidhshme, që do të thotë ose zgjidheni ose rrini të lidhur pas këtij problemi se vend në BE nuk keni. Me këtë projekt është e sigurt se brenda 10 vitesh mbyllim një problem që mund të shkonte në 1000 vjet dhe nga pamja financiare, një problem që mund të kërkonte 350 vjet. Nuk kishte arkiv në drejtori për pronat. Në pasi sistemuam dosjet dhe i dixhitalizuam ato, ngritëm grupet e punës për të gjetur shtegun nga mund të dilet nga gjithë kjo xhungël vrastare që vret çdo ditë ëndrra dhe shpresa.  Nga 28 mijë metra katrorë, kërkesat për prona janë dyfish. Një absurd që është zhvilluar falë një bande në sistemin e drejtësisë, e cila ka bërë një kasaphanë, duke e kthyer pronën e kujt nuk i takon dhe duke ia mohuar atij që i takon. Mbivendosja e pronave dhe konfliktet për pronat janë shprehja e një katrahure pa shkak dh ky është shkaku që rreth 70% e çështjeve vazhdojnë të jenë material, e lëndë e parë për bandën e gjykatësve që me çekiç ndan pronat sipas oreksit dhe që plotësohet me para në dorë, me para për tu bërë pronar. Edhe prokuroria pasi gjykon për titujt e falsifikuar të pronave, nuk kërkon sekuestrim të tyre”, tha kryeministri Rama.

16 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.