Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Rama, në Top Story: I befasuar nga pjesëmarrja në fushatë. Reformat kanë ngjallur shpresë

rama topEdi Rama është ndjerë i befasuar nga pjesëmarrja e njerëzve në këtë fushatë zgjedhore dhe thotë se ka një pozitivitet, që as vetë nuk e priste në nisje të fushatës.

“Jam befasuar nga pjesëmarrja shumë e madhe e njerëzve në takime, në dëgjesa. Ka një frymë mbështetëse, besimi, pritshmërie të lartë, ka një pozititivitet që e pranoj që nuk e kam pritur në fillim as vetë”, tha Rama.

Por përtej kësaj, mazhoranca e drejtuar prej tij ka ndërmarrë edhe një sërë reformash e masash, që nuk cilësohen si popullore. Bëhet fjalë për aksionet kundër ndërtimeve paleje, për aksionet kundër vjedhjes së energjisë dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura në këtë sektor, që nuk janë ndalur as në ditët e fushatës.

“Kam besuar që në fillim, kam qenë shumë në minorancë dhe i vetëm në fillim, kur kam mbrojtur bindjen time që platforma nuk do të largojë njerëzit sepse njerëzit kanë një sens shumë të përpunuar të gjësë së duhur dhe reformat do të kishin mbështetje dhe pak nga pak, mesa duket kanë nisur të binden edhe shumica, dhe kjo fushatë e konfirmon këtë që njerëzit vazhdojnë të kenë një pritshmëri shumë të lartë ndaj nesh, këtë e konfirmojnë edhe anketimet që ne kemi. Reformat kanë krijuar shpresë. Ka edhe shumë për të bërë, sakrifica që duhet të bëjmë së bashku”, deklaroi ai.

Rama iu përgjigj akuzave të disa mediave dhe të opozitës se programi “Rilindja Urbane” janë investime elektorale.

“Ne nuk kemi shpikur një formë të ndërmjetme ose indirekte për të bërë fushatë me fondet. Kemi ristrukturuar një fond që ka qenë aty, fond i grantit të kushtëzuar për njësitë vendore. Ne e kemi ristrukturuar duke e kthyer në Fond të Zhvillimit të Rajoneve. Nuk kemi marrë para nga pjesë të tjera për të bërë këtë, thjeshtë e kemi riorganizuar”, shtoi Rama.

19 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore