Rama, së bashku me Metën bëjnë fushatë në Vorë

Kryeministri: Kafen ia jap Halimit më 22 qershor

Rama dhe Meta_1Kryeministri Edi Rama nga Kamza, një prej bastioneve të djathta, kërkoi mbështetjen për kandidatin e majtë, Safet Gjicit, i cili do të  sjellë edhe transformimin e kësaj bashkie. Rama u bëri thirrje edhe demokratëve të votojnë kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, pasi “S’ka për ta gjet gjë Xhelalin edhe po s’e votuat ju, dhe as PD-në s’ka për ta gjetur gjë. Është në Parlament dhe pas 21 qershorit. S’ka qenë në qeveri dhe pas 21 qershorit s’ka për të qenë pas 21 qershorit”. Ndërkohë që nëpërmjet batutave, Rama ka pranuar ftesën për kafe nga kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. Kryeministri Rama është nxitur nga një banore kuksiane, ish-volejbolliste, të cilës Kryeministri i kishte premtuar një kafe kur ishin takuar në Kukës. “Për kafen ta kam premtuar, jam gati. Më ka kërkuar edhe Halimi të pimë një kafe ndërkohë. Halimi pret deri më 22 qershor, do ta pimë atë kafe se do fillojë punë në maternitet prapë, se është gjeja e duhur që do të ndodhë. Ndërsa me ju do ta pimë kafen para 21 qershorit, bashkë me Safetin dhe Pjerinin”, është përgjigjur Rama. Po dje, Rama, i shoqëruar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u ndal në Vorë ku në fjalën e mbajtur tha se parku industrial i Durrësit do të jetë njëri prej më të mëdhenjve në Ballkan.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. desara says

    O zoti gjatavil i Rilindjes pas dates 21 Qershor do e merni pergjigjen ju , me voten e popullit , pasi Zullumit tuaj te perbashket Rama Meta i ka ardhur fundi .Po keqeqeverisni ne menyren me te keqe te mundeshme tani qe jeni ne qeveri dhe askush nuk I voton kandidatet tuaj te majte as per Bashkine e Vores e as ne bashkite e rretheve te tjera Eshte turp te perfaqesohemi nga zullumi juaj dhe nga kandidatet tuaj te majte edhe ne pushtetin Vendor . Do ishte katastrofe e vertet .

Comments are closed.