Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kosova në ‘Top Story’: 18 vjet s’kanë lënë fjalë pa më lavdëruar, sharjet e 2 javëve nuk i llogaris fare

Halim KosovaKandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova i ftuar në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel është shprehur se ka marrë përsipër sfidën për bashkinë e Tiranës pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme menaxheriale në fushën e shëndetësisë, i sigurt në aftësitë e veta për t’u vënë në dispozicion të qytetarëve për t’u shpërblyer mirënjohjen që ata i kanë dhënë në dhjetëra vite.

I pyetur lidhur me fushatën ironike të bërë dy javët e fundit nga ana e të majtës gjatë fushatës së saj në drejtim të tij, Kosova u shpreh se është fare i pashqetësuar për sharjet e atyre që për 18 vjet me radhë s’kanë lënë fjalë pa e lavdëruar.

I pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë sa i përket ndërtimeve pa leje tek diga e Liqenit Artificial nëse vjen në krye të bashkisë, Kosova u përgjigje në rastin konkret kjo çështje është në proces gjyqësor, dhe do zbatojë saktësisht atë vendim që do të marrë gjykata.

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës tha se në punën e tij do të mbështetet vetëm në planin urbanistik të kryeqytetit, ndërsa shtoi se prioritet i punës së tij do të jetë zhbllokimi i banesave sociale për të pastrehët.

“Plani urbanistik i Tiranës është ligj për punën time. Ai është zgjidhja e vetme për rregullimin e kësaj çështjeje dhe çdo gjë që do bëhet do jetë në mënyrë krejtësisht transparente. Së shpejti kam programuar një takim me ndërtuesit, pasi kam shumë gjëra për të diskutuar, pasi e dini se janë 8 mijë banesa të pashitura dhe duhet shikuar mundësia se si mund t’i përdorim. 8 mijë janë banesa janë stoqe, ndërsa 5 mijë janë të pastrehë dhe do i japë zgjidhje origjinale kësaj çështjeje. Janë gati, me çelës, nuk ndahen se nuk mblidhet Këshilli Bashkiak”, tha Kosova.

4 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore