Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

ODIHR në terren për "ofertat" e blerjes së votave

Shefja e ODIHR, Glover, takohet në Durrës me kandidaten e opozitës, Duma

Duma me Glover_1Blerja e votës me anë të kartave të identitetit është në fokusin kryesor të punës së misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it. Shefja e këtij misioni, Audrey Glover, ka udhëtuar dje drejt Durrësit për të ndjekur nga afër shqetësimin që partitë kanë për procesin zgjedhor, të cilat janë bërë të ditura së fundmi nga ana e kandidates së opozitës për bashkinë, Grida Duma. Mësohet se shefja e misionit të ODIHR-it siguroi që Durrësi do të ketë fokusin kryesor, duke bërë të ditur se misioni është në dijeni të problemeve dhe po kërkojnë të mbledhin prova për çështjen e kartave të identitetit dhe blerjen e votës. Dhe në raportin për zgjedhjet e shkuara parlamentare, ODIHR-i e cilësoi si një fenomen shqetësues atë të blerjes së votës, duke marrë në shënim paraprakisht të dhënat e zgjedhësve nëpërmjet kartave të identitetit. Për këtë, ODIHR-i, në raportin e saj, i sugjeroi që të ndërmerret nismat për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për ndëshkimin e këtyre praktikave.

Shqetësimet e PD-së

Në takimin me Glover, kandidatja e PD-së, Duma, shoqërohej nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, dhe deputeti Oerd Bylykbashi. “Në vijimësi u diskutua gjatë dhe për dokumentacionin përkatës mbi regjistrimin fals dhe të dokumentuar të mbi tre mijë personave, fakte të cilat iu dhanë dorazi zonjës Glover, bashkë me fotot dhe kallëzimin penal të kryer për regjistrimet fiktive. Njëkohësisht, kandidatja Duma theksoi presionin ndaj administratës publike, marrjen e kartave të identitetit punonjësve, si dhe dy rastet e dhunës ku në njërin prej tyre, policia nuk ka vepruar dhe dhunuesit janë në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së. Ajo kërkoi nga kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it një vëmendje maksimale ndaj fushatës në Bashkinë Durrës me numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të huaj dhe vendas, duke marrë parasysh që janë të angazhuar grupe kriminale të mirënjohura nga qytetarët. Ndërsa numri dy i PD-së, Spaho, dhe deputeti Bylykbashi shpjeguan edhe më në detaje dokumentet e dërguara në prokurori dhe shprehën nevojën për përfshirjen e tyre në raportin paraprak të misionit. Opozita, gjatë kësaj kohe, ka ngritur shqetësimin për rritjen fiktive të votuesve në qytetet e Durrësit dhe të Kavajës. Importimi i votuesve nga zonat përreth është një nga shqetësimet e PD-së, e cila pas paraqitjes së pretendimeve nëpërmjet auditit të saj në KQZ për listat e zgjedhësve, Armand Teliti, ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj kryebashkiakut në detyrë, njëherësh dhe kandidat i PS-së për këtë njësi vendore. I njëjti kallëzim është bërë dhe për Bashkinë e Kavajës, ku PD-ja pretendon se janë rritur fiktivisht mbi 595 votues. “Sipas 194 kontratave të nënshkruara në 12 ditë nga kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, rezulton se 194 familje kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë shpërngulur për të banuar vetëm tre muaj në këtë ngrehinë që tregohet në foto. Dhe që, sipas kryetarit në ikje të bashkisë, nenit 3 të kontratës së firmosur prej tij, kanë ardhur këtu për tre muaj, pra deri më 24 korrik 2015, sepse nuk kanë ku të jetojnë dhe kryetari në ikje po ua përmirëson kushtet e jetesës. E gjitha kjo është vetëm një mashtrim, pasi nga dëshmitë e mbledhura në Partinë Demokratike të degës së Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës rezulton se këta votues faktikisht jetojnë edhe tani që ne flasim në këto banesa”, tha dy ditë më parë, deputeti Eduard Halimi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore