Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Projekte për Durrësin, Duma; Tregje, markata e peshkut, lunapark

_B1_0446Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gratë e fshatit Kullë në Sukth mbi projektet e bashkisë së re.

Duma tha se do të ndërtojë 3 tregje të mëdha bujqësore çka do të mundësojnë shitjen shpejt dhe me çmim më të lartë të produkteve të fermerëve në këtë zonë që bujqësinë e kanë prioritet. Projekti i saj përfshin edhe ndërtimin e portit dhe markatës së peshkimit por edhe një lunapark që do të ndërtohen pranë komunave dhe jo në bregdet.

"Kushdo që më pyet se cilat do jenë projektet e mëdha të Durrësit, do ketë vepra të mëdha siç do jetë markata e peshkut dhe porti i peshkimit që do rehabilitohen plotësisht. Ashtu siç do ketë në anën veriore projektin e një Lunaparku, pra një kënd i madh që do të jetë atraktiv.

Nuk do të jetë në bregdet por në pjesën e komunave. Ashtu siç do të jenë projekte të 3 tregjeve të mëdha të produkteve bujqësore dhe frigoriferike që do të krijojnë aksesin dhe hyrjen e produkteve në tregjet e mëdha në atë të Durrësit", tha Duma.

Kandidatja foli edhe për jetën në komunitet si shkollat, këndet sportive, transportin publik dhe rregullimin e rrugës në këtë fshat.

29 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore