Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Meta: 'Lufta' në Shkodër, jo kundër Doshit. Veliaj do fitojë me mbi 80 mijë vota

meta storyKreu i kuvendit,Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Top Story’, në Top Channel e ka cilësuar si shumë të suksesshme vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, një vizitë që sipas kryeparlamentarit ka dhënë mesazhe mjaft pozitive për rajonin, BE dhe partnerët ndërkombëtarë,

“Vetë reagimi i Hahn tregojnë se Shqipëria dhe Serbi në emër të të ardhmes kanë zgjedhur bashkëpunimin”, tha Meta.

Sa i përket fushatës intensive të së majtës e veçanërisht LSI për bashkinë e Shkodrës, Meta, i pyetur nëse kjo kishte lidhje me konfliktin e tij me deputetin shkodran Tom Doshi, u shpreh se nuk ka asnjë  lidhje me Doshin dhe se interesi i tij për këtë qytet ka qenë i hershëm. Meta risolli në vëmendje përkushtimin e veçantë personal të tij ndaj Shkodrës në kohën kur ishte kryeministër, duke përmendur rrugën Lezhë-Shkodër, një investim mjaft i madh për kohën prej 4 mld lekësh të reja, që sipas Metës nuk do të kishte përfunduar ende as sot.

Ai shprehu vlerësimet maksimale ndaj kandidates së ASHE në Shkodër, Keti Bazhari që sipas kryeparlamentarit, është shembulli më i mirë i njeriut që arrin sukses në jetë përmes punës dhe vendosmërisë.

Po ashtu Meta u shpreh i sigurt për fitoren e Erion Veliajt në Tianë për zgjedhjet lokale: “Rezultati i Tiranës do të jetë shumë i thellë për kandidatin e ASHE-së, Veliaj do të fitojë me mbi 80 mijë vota para Kosovës”, - tha Meta.

28 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore