Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PR çel fushatën në Durrës, Basha: Fryma e fitores po përhapet kudo, populli do ta ndalë të keqen

basha-durresKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi vlerësoi Partinë Republikane si aleaten dhe bashkudhëtaren më të rëndësishme dhe besnike të PD në 25 vjetët e ekzistencës së saj u shpreh optimist për fitoren e thellë të koalicionit të djathtë në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë.

"Fryma  e fitores po ndjehet në çdo cep, në çdo shtëpi. Ne kemi vendosmërinë për t?i dhënë qytetit atë që meriton. Gjithmonë jemi shprehur  kundër rritjes së taksave, rritjes së çmimit të energjisë . Populli do vendosë për të ndalur të keqen Rama-Meta, që i braktisën premtimet sapo morën votat", tha Basha.

Mediu: T?i themi jo pushtetit të marrëzisë së dyshes Rama-Meta

Nga ana e tij, kreu i republikanëve, Fatmir Mediu theksoi se vota e 21 qershorit është shansi për t?i thënë jo pushtetit të marrëzisë së dyshes Rama-Meta dhe me dinjitet të zgjedhim njerëzit që do të punojnë me përkushtim në shërbim të qytetit.

"Ashtu siç bëmë në vitin 1990 kur rrëzuar diktaturën, edhe më 21 qershor do të rrëzojmë tiraninë e kësaj mazhorance. Ne ishim ata që  e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, liberalizuam vizat, sot jemi në vendnumëro, sepse qëllimi i vetëm i atyre që na qeverisin është të kontrollojnë pushtetin", tha Mediu.

Duma: Do çlirojmë qytetin nga pengmarrja

Partia Republikane ka çelur sot fushatën elektorale në qytetin e Durrësit ku ka prezantuar edhe kandidaten e përbashkët të aleancës së djathtë në zgjedhjet lokale, Grida Duma.

"Jemi këtu bashkë me aleatët më besnikë të PD të nisim një projekt në qendër të të cilit të jetë qytetari.  Qytetarët e kanë të vështirë të besojnë tek politika, në 25 vjet demokraci diçka shkoi keq. Por ne shohim përditë njerëzit po besojnë tek ne, kemi projekte të mëdha për qytetin, për bashkinë e Durrësit, ku të gjithë do të jenë bashkëpunëtorë. Sot bashkia e Durrësit meriton të çlirohet nga pengmarrja", tha Duma gjatë fjalës së saj në këtë takim elektoral.

25 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore