Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Basha me të rinjtë: Edhe unë kam punuar në Call Center

Kryedemokrati, për të pestën herë në Durrës për Dumën

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjate nje takimi ne qytetin e Durresit, ku ka prezantuar Grida Duma, si kandidate te PD, per Bashkine e ketij qyteti./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, during a meeting in Durres, where he presented Grida Duma, the Democratic Party candidate for the municipality of the town.

Partia Demokratike po i kushton një vëmendje të madhe Durrësit, duke lënë në harresë betejën për Tiranën. Për të pestën herë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Durrësit për të bërë fushatë për kandidaten Grida Duma. E gjithë bateria e opozitës është përqendruar në Durrës, ku PD-ja pretendon ta fitojë këtë bashki. Pasditen e djeshme, në një takim me të rinjtë e këtij qyteti, Basha këmbëngul që vota e 21 qershorit është votë për t’i diktuar qeverisë uljen e taksave, faljen e kamatëvonesave dhe çështje të tjera që janë në varësi të pushtetit qendror. Teksa u ndal te rritja e papunësisë, Basha bëri me dije dhe një tjetër "sekret" të jetës së tij private, ku theksoi se përveçse kamerier, tha se kishte punuar edhe si operator në Call Center. "Kam punuar dhe unë part-time në Call Center kur kam qenë student. Por nuk mund të jetë kjo e ardhmja e studentëve. Duhet të krijojmë një klimë miqësore për biznesin, që të hapen vendet e reja të punës. Ne kemi krijuar në Bashkinë e Tiranës fondin e garancive, ku shumë biznese kanë marrë kredi që në kushte të tjera nuk e merrnin dot", tha Basha. Ndër të tjera, kryedemokrati akuzoi dy krerët e mazhorancës, Ramën e Metën, të cilët, sipas tij, mashtruan shqiptarët, duke mos i mbajtur premtimet e fushatës së zgjedhjeve të dy viteve më parë. Ndërsa kandidatja demokrate për bashkinë e këtij qyteti, Grida Shqina (Duma), u shpreh e bindur që të rinjtë do të jenë mbështetësit e saj më të fuqishëm. Dhe në këmbim të kësaj mbështetjeje, ajo premtoi se do t’i jepet fund qëndrimit të rinjve në kafene, duke premtuar se qyteti do të ofrojë më shumë mundësi dhe angazhime për to.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore