Përgjimet në Maqedoni, rritet vala e protestave: Gruevski ik

Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Maqedoni. Vala e protestuesve ka ardhur gjithnjë në rritje, të cilët edhe sot protestuan kundër regjimit diktatorial të kryeministrit, Nikolla Gruevski, siç janë shprehur ata. Fillimisht protestuesit i janë drejtuar ndërtesës së Parlamentit, por policia nuk i ka lejuar që të qëndrojnë aty, e për pasojë janë nisur drejt ndërtesës së prokurorisë.

Zemërimi i qytetarëve maqedonas nisi pas publikimit të disa përgjimeve, ku autoritetet kishin fshehur shkakun e vërtetë të vrasjes së një të riu maqedonas Martin Neshkovski në qershor të 2011. Dyshohet se autori i vrasjes është një anëtarë i Ministrisë së Brendshme dhe se atë kohë ishte pjesëtar i afërt i shërbimit të sigurisë së kryeministrit.

Pakënaqësitë janë shtuar edhe pas zbardhjes së materialeve të sotme, të bisedave të përgjuara nga ana e opozitës maqedonase, ku zbardhen detaje lidhur me vdekjen e gazetarit dhe botuesit të revistës “Fokus”, Nikola Mladenov në vitin 2013. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe kanë mbështetur kërkesën e sotme të liderit opozitar, Zoran Zaev, për hetime të reja për rastin e vdekjes së gazetarit.

7 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.