Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Listat e zgjedhësve, Dako: Fitoi dhe Duma

Akuzat

PD, Spaho shprehet se po aplikohet një skemë për manipulim

lista e zgjedhesveListat e zgjedhësve në Durrës po kthehen në një kalë beteje ndërmjet socialistëve dhe demokratëve. Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako për zhvendosje të zgjedhësve nga zonat përreth Durrësit, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. "Në muajin mars, kur u vendos që Vangjushi të kandidojë për Partinë Socialiste, skema fillon të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774, në dy javët e fundit të prillit, në 1412 dhe në total janar ? prill janë 2702 persona. Ata kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja, Sukthi dhe rrethe të tjera. Për të bërë lëvizjen e vendbanimit duhet që të kesh një banese së paku të marrë me qira. Këtu hyn në skemë drejtori i Ndërmarrjes së Plazhit në Bashkinë e Durrësit, Alfred Dhuli, vartës i Vangjush Dakos, i cili u ofron atyre strehim provizor në pronat e Bashkisë Durrës në Plazh dhe Currila, me kontrata provizore, pa pagesë dhe pa vendim të Këshillit Bashkiak. Ai ka bërë kontrata, ku ka sistemuar edhe dy familje me tetë anëtarë në 15 metra katror sipërfaqe banimi", deklaroi Spaho. Gjithashtu, PD-ja akuzon edhe kreun e OSHEE-së, Çelën, për këtë zhvendosje, për të cilët demokratët e cilësojnë si një skandal. Por këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur vetë Dako. "Shpresoj që shifrat e përmendura sot nga Partia Demokratike, nëse vërtetohen të sakta, të mos jenë rikthimi në Durrës i qindra votuesve durrsakë, që në vitin 2011 u detyruan nga qeveria e Sali Berishës të shpërnguleshin në Tiranë për t?i dhënë me pahir mandatin e kryebashkiakut Lulzim Bashës. Nëse do të ishte ky rasti, atëherë do të kishim sot, plot katër vjet më pas, një tjetër provë të manipulimit zgjedhor të kryer nga Partia Demokratike në Tiranë katër vjet më parë", shprehet Dako. Duke u bërë thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve përgjegjëse për të hetuar dhe zbardhur të vërtetën e pretendimeve të PD-së, Dako thekson faktin se "edhe vetë kandidatja e opozitës që garon përballë meje për Bashkinë e Durrësit, ka përfituar nga e njëjta procedurë dhe është spostuar rishtazi në Durrës nga Tirana me pretendimin se banon këtu në shtëpinë e një familjari".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore