Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Durrës, Grida Duma takohet me pensionistët: Nuk ka më parqe dhe stola

Grida DymaKandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë të qytetit ku ndau me ta nevojën për të ndryshaur realitetin në favor të moshës së tretë e cila nuk ka vëmëndjen e bashkisë. Pensionistët ngritën shqetësimin e mungesës së ambjenteve për ta si dhe mungesën e kushteve për një jetë dinjitoze.

“Lulishtja që ka qenë para bashkisë, ka qenë streha e dytë e pensionistëve. Aty mblidheshim dhe kalonim kohën. Paratë tona ata i futën në xhep ndërsa ne jemi shpërndarë si zogjtë e korbit”, tha një pensionist.

Zonja Duma u shpreh se mosha e tretë meriton vendin që i takon në qytet si dhe shërbime cilësore që do të jenë detyrim i saj.

“Ne flasim për trashëgimi kulturore të qytetit, për arkeologjinë që është groposur. Flasim për identitetin e Durrësit që ka ngelur pak në të dukshmen e vet. Por ju jeni trashëgimia e parë e gjallë e qytetit. Sa herë takoj njerëz të nderuar si ju, gjëja e parë që thonë është nuk kemi asnjë park dhe stol ku të ulemi. Edhe ato dy apo tre që kanë qenë dikur nuk janë më dhe ka ngelur vetëm një. Këtu ne improvizuam disa karrige, por as ky vend nuk përdoret dot për ju, në një kohë që ky qytet ka inspiruar me detin, me vilën, me atë që duhet të ishte zona e plazhit. Këtë e vuaj shumë për ju, sepse nuk ka më plazhe publike. Ku do shkoni ju në situatën e një vere kur gjithë Tirana mësyjë në Durrës, ndërsa sot gjithë mosha e tretë në Durrës nuk shkon dot tek plazhi i vetë”, tha Duma

Ajo kërkoi që bashkë me moshën e tretë të bashkohemi në këtë moment për të bërë Durrësin.

“Unë them ta lëmë pas atë që iku dhe të kërkoj edhe njëherë forcën tuaj për të qenë pozitivë në këtë moment dhe për t’u thënë të gjithëve që mundemi; ky qytet bëhet. Pa premtime, por me dashuri, bëhet”, tha Duma.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe prezantuesi Ardit Gjebrea i cili ndoqi nga afër këtë bashkëbisedim e më pas eci në qytet me kandidaten Duma.

7 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore