Atentat në Kukës, i plagosuri: Isha duke shkuar në shtëpi, më bënë pritë

plagosje1Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Letaj të Kukësit nga një person i paidentifikuar. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 27-vjeçari, A.H., i cili ndodhet i shtruar në spital dhe në nën kujdesin e mjekëve. Gjatë dëshmisë së dhënë përpara oficerëve të policisë, 27-vjeçari ka thënë se nuk ka qenë në gjendje që të njohë atentatorin.

“Isha duke shuar për në banesë. Në momentin që mbërrita në fshatin Letaj, për të shkuar në banesën time që ndodhet në fshatin Dobrunë, më qëlluan me armë zjarri. Nuk arrita që t’i identifikojë autorin e krimit sepse  ishte errësirë. Ai më kishte bërë pritë kohë më parë”, është kjo një pjesë e dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

7 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.