Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Durrës, Duma takon banorët e ish-Kënetës, punësimi prioriteti im

dumaKandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma dëgjoi nga afër banorët e zonës së ish kënetës mbi problemet ekonomike dhe sociale të kësaj zone. Banorët kërkuan punën të parën dhe shprehën mbështetjen për projektin e zonjës Duma për Durrësin.

“Jemi në skamje të madhe. Duam punë që të kemi para. Ne po e marrim bukën me listë. Jemi në vuajtje e sakrificë. Puna është e para. Me dy duar do të japim votën sepse është krizë. Jo vetëm unë por të gjithë siç na sheh. Ndaj bëhu zonjë e fortë”,u shpreh një e moshuar.

“Njerëzit e kanë kuptuar se kanë vuajtur për copën e bukës dhe nuk do shiten më për një thes me miell. Të falenderoj që ke ardhur ditën dhe jo si ata natën me zarfe në xhep”, tha një banor tjetër i zonës.

Komuniteti shprehu shqetësim parësor sistemin e kanalizimeve ndërsa kërkuan vëmëndjen e bashkisë së ardhshme për ti dhënë fund braktisjes së tyre. Kandidatja Duma tha se kjo lagje e qytetit është pjesë e projektit të saj ndërsa theksoi se punësimi është prioriteti i saj.

5 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore