Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Incidenti elektoral në Durrës, Dako: Distancohemi nga dhuna, ftojmë PD për një fushatë qytetare

duuresKryetari aktual i bashkisë së Durrësit, njëkohësisht kandidati i mazhorancës për këtë bashki në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Vangjush Dako është distancuar nga incidenti i ndodhur 2ditë më parë gjatë një takimi elektoral të kandidates së PD për bashkinë e Durrësit, Grida Duma. Përmes një postimi të gjatë në faqen e vet zyrtare në Facebook, Dako shpreh indinjatën për ngjarjen dhe garanton se asnjë akt vandal apo sporadik nuk ka pasur dhe nuk do të ketë mbështetjen e PS, ndërsa i bën thirrje Partisë Demokratike që të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet por të bëhen pjesë e një fushate qytetare.

Postimi i plotë në Facebook

Në emër të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe shtabit elektoral të kandidatit të kësaj aleance në qytetin e Durrësit z. Vangjush Dako, shprehim indinjatën tonë të plotë me incidentin e ndodhur midis disa të rinjve.

Ne distancohemi plotësisht nga çdo akt dhune apo çdo gjest që devijon nga filozofia jonë pozitive e fushatës dhe e komunikimit dhe sjelljes elektorale.

Çdo akt vandal apo incident sporadik nuk ka dhe nuk do të ketë mbështetjen nga asnjë strukturë e PS dhe koalicionit tonë.

Ne besojmë që politika duhet ti bashkojë dhe jo ndajë qytetarët.

Ne besojmë në qytetari dhe sjellje në shërbim të qytetarëve, ndaj, cilido individ që dëshmon për sjellje tjetër nuk do jetë i mirëpritur në familjen tonë politike.

Nëse parti politike përdorin flamujt e fushatave si kamuflazh për veprime të dhunshme e për të akuzuar më pas kundërshtarin, ky nuk është problemi ynë. Ne i dënojmë akte të tilla dhe i bëjmë thirrje PD të mos nxisë dhunën dhe konfrontimet fizike. Fushata zgjedhore për kryetarin e bashkisë së Durrësit është dhe duhet të mbesë një garë ku të mbizotërojë forca e ideve, jo ideja e forcës.

Aleanca e Shqipërisë Europiane do të bëjë një fushatë qytetare për qytetarët që nga fillimi i fushatës dhe deri në shpalljen e rezultatit ndaj presim edhe nga pala tjetër politike të kontribuojë njëlloj me ne, në mënyrë që të vendosim një standard qytetarie ashtu siç e meritojnë qytetarët durrsakë.

3 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore