Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Duma takim me banorët: Puna është modeli që ofroj, puna është modeli që kërkon Durrësi

Grida-Duma-ne-Shkozet-847x477Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma në kuadër të takimeve me banorë të zonës së saj elektorale, ka qenë sot në zonën industriale të Shkozetit.

Disa banorë të zonës i janë ankuar kandidates demokrate për lënien pas dore të kësaj zone si dhe mungesës së punësimit dhe perspektivës për banorët.

“Jam një banor i lagjes 14. Kam punuar tek ujësjellësi prej 8 vitesh me ndërgjegjen më të madhe. Nuk kam parë majtas apo djathtas por kam punuar me drejtësi. Brenda 24 orëve më kanë hequr nga puna dhe më kanë thënë se ti je ai zotëria që ke votuar djathtas. I thashë; z drejtor të lutem mos shih djathtas e majtas por shiko atë që bën punën. Unë bëj punën”, u shpreh i përlotur një qytetar Durrësi.

Kandidatja Duma u përgjigj duke e ftuar të bëhet pjesë e modelit që ajo i ofron Durrësit, atë të punës.

“Përlotet një burrë që punon, që nuk na duhet majtas apo djathtas se janë të gjithë qytetarë e banorë. Dhe ku ti gjejmë njerëzit që punojnë. Unë jam vetëm për një model; njeriun e punës”, tha Duma.

Në bashkëbisedim me këta banorët, kërkesa e tyre kryesore është punësimi. “E para duhet të jetë puna dhe buka. Këto të dyja njëherë pastaj rruga e të tjerat me radhë se nuk bëhet dot menjëherë”, u shpreh një banore e zonës.

Zonja Duma u zotua se puna e saj do fillojë tek hallet e shtëpisë së durrsakëve, tek hapja e mundësive për punësim dhe perspektivë për qytetin.

“Është e vërtetë që puna është e para. Sepse keni nevojë të gjithë. Në fund të ditës shtrihesh tek jastiku yt dhe hallet e shtëpisë. Aty fillon e gjitha, tek hallet e shtepisë tuaj. Duhet të shohim njëri tjetrin si hallet e shtëpisë”, tha Duma.

3 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore