Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Durrës, përplasja e parë mes simpatizantëve të PS dhe PD (Video)

 

Incidenti

duuresAshpërsohet gara elektorale në Durrës. Një incident i ndodhur të premten gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates Grida Duma në zonën e Shkozetit ka tensionuar fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit. Në mbrëmje, Partia Demokratike përmes deputetit Edmond Spaho, drejtuesi politik i fushatës në Durrës, ka denoncuar ngjarjen publikisht. “Pasdite është sulmuar me gurë stafi i kandidates Grida Duma. Militantët që qarkullonin me shpejtësi në rrugën e Shkozetit me makinën me targa AA 910 IR që mbante flamurin e PS-së provokuan në mënyrë të vazhdueshme përkrahësit e kandidates Duma dhe më pas sulmuan me gurë stafin, duke gjakosur njërin prej tyre”, tha Spaho. Demokratët kanë kallëzuar në polici ngjarjen dhe në pritje të reagimit të autoriteteve dhe politikës mbi këtë incident kanë njoftuar opinionin publik dhe ftuar rivalin politik për një garë të ndershme, larg dhunës dhe akteve të paligjshme. Duke e quajtur një akt të rëndë provokativ, Spaho i bëri thirrje OSBE-së që të dërgojë vëzhgues në terren për të ndjekur nga afër procesin, ndërsa kundërshtarit për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako dhe kryesocialistit Edi Rama të heqin dorë nga provokimet dhe distancohen nga kontigjentët kriminalë.

V. Qyrfyçi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore