Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kuvendi dështon për ekriminalizimin, PS dhe PD nuk gjejnë konsensus

Taulant BallaBalla - Nëse nuk votohet ky draft, do të thotë që është një njeri që i shpëton kësaj. Nëse nuk e votoni këtë për Xhelalin, ky është faji juaj. Sepse ai njeri ka një vendim të formës së prerë në gjykatë

Bylykbashi - Propozojmë që personat që kanë ende llogari të hapura me drejtësinë edhe në vendet e BE, masë sigurie arrest apo janë në kërkim ndërkombëtar, të jenë pjesë e këtij ndalimi

Amendamentet - Drafti, i cili nuk gjeti konsensus nga dy partitë politike, do të ishte i vlefshëm vetëm për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, zgjedhje në të cilat mesa duket, kandidatët politikë nuk do të ndryshojnë

SHBA - ShBA ka përsëritur mesazhin e saj për partitë politike që të largojnë personat që dyshohen me të kaluar kriminale, mesazh i cili mesa duket se nuk ka ngjallur asnjë impakt te partitë

Përplasja

Balla: PD po mbron Xhelalin dhe Dumën. Meta: Keqardhje!

ARTEMISA HOXHA

Deputetet, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla. gjate nje mbledhje te Komisionit te Posacem Parlamentar per Zbatimin e Problematikes ne Rezolutën per Marreveshjen midis mazhorances Qeverisese dhe Opozites ne Kuvendin e Shqiperise.	/r/n/r/nLawmakers, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi and Taulant Balla. during a special meeting of the Parliamentary Committee for the Implementation of problems at the Resolution Agreement between the majority and opposition in the Albanian Parliament.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë konsensus për miratimin e ligjit që do të bllokonte kandidimin e njerëzve me rekorde kriminale në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. PS dhe PD nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të miratuar draftin për Kodin Zgjedhor, që përcakton përjashtimin e kandidatëve të dënuar, apo siç njihen me rekorde penale.

Konferenca e Kryetarëve

Arritja e një konsensusi mes palëve ka qenë dje paradite objekt diskutimi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku dështimi i tij, u duk në përfundim të seancës së djeshme. Por palët nuk kanë rënë dakord mbi çështjen e arritjes së një konsensusi. Në fund të seancës parlamentare, pasdite, palët kanë nxjerrë në tavolinë dy variantet e ndryshimeve, duke bërë të qartë dhe qëndrimet ndarëse për nismën për dekriminalizimin. Deputeti socialist, Taulant Balla, listoi disa nga rastet të cilat ndalojnë kandidimin e një personi për kryetar bashkie. "Në veprat e rënda janë përfshirë gjenocidi, krime kundër njerëzimit, vrasja me dashje, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë, trafikimi i personave, trafikimi i të miturve, atentati, komploti, kryengritja, vepra me qëllime terroriste, rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, financimi i terrorizimit - organizatat terroriste. Kemi përfshirë në variantin tonë edhe çështje që lidhen me korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimin e detyrës. Më pas, janë vepra të tjera, trafikimi i armëve dhe municioneve, trafikimi i lëndëve djegëse dhe helmuese, radiokative, prodhimi ? shitja e narkotikëve, organizimi- drejtimi i organizatave kriminale, pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale, grupi i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal. Të gjitha këto janë vepra për të cilat çdo qytetar që rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë më 21 qershor", tha Balla.

Qëndrimi i PD-së

Sipas deputetit Bylykbashi, në draftin e paraqitur nga mazhoranca nuk janë përfshirë disa pika të rëndësishme të propozuara në amendamentin e PD për dekriminalizimin. "Propozojmë që të gjithë personat që janë dënuar për kryerjen e një krimi të rëndë, qoftë edhe korrupsion, apo edhe vepra të tjera që nuk përbëjnë krim të rëndë, të jenë të përfshirë në amendament dhe bllokimi i tyre të jetë për 20 vite. Për ata të dënuar me një krim të kryer me dashje, të pengohen derisa nuk janë rehabilituar. Propozojmë që personat që kanë ende llogari të hapura me drejtësinë edhe në vendet e BE, ka masë sigurie arrest apo janë në kërkim ndërkombëtar, të jenë pjesë e këtij ndalimi", tha Bylykbashi.

Debatet

Por kërkesa për marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe verifikimi i tyre edhe për persona që kanë më shumë se një emër identifikimi, kërkesë e Bylykbashit, ka sjellë reagimin e Ballës, i cili i ka kujtuar edhe një herë opozitës emra të kandidatëve të saj që janë në lista edhe ose kanë një vendim gjykate si të dënuar. Ai fajësoi të djathtën se nuk e votoi draftin, pasi në listë për kandidatët të bashkisë ka Xhelal Mziun. "Unë dua të falënderoj që me zotin Bylykbashi kemi zhvilluar një seri takimesh për këtë çështje. Kemi marrë 90% të shqetësimeve të PD në draftin tonë dhe nuk kemi dashur ta bëjmë qesharak këtë proces dhe të nisim t?u kërkojmë kandidatëve shenjat e gishtërinjve. Ç?lidhje ka kjo?! Është si t'i themi Halim Kosovës tani jepi shenjat e gishtërinjve. Ai ka profesion të nderuar, por çfarë s'ka prekur me to. Shenjat e gishtërinjve çdo qytetar i lë te pasaportat dhe Policia e Interpoli mund t?i verifikojnë. Ne kemi shumë nga kandidaturat tuaja. Nëse nuk do të votohet ky draft, do të thotë që është një njeri që i shpëton kësaj. Nëse nuk e votoni këtë për Xhelalin, ky është faji juaj. Xhelali juaj, një njeri me vendim të formës së prerë në gjykatë. Kemi dhe një kandidat tjetër, imazhin e partisë suaj. Të 61 kandidaturat e PS janë të pastra qelibar dhe duhet ti kërkoni falje deputetit Artur Bushi", tha Balla. Debatet për këtë çështje u mbyllën nga fjalimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili mbylli edhe seancën plenare. "Keq na vjen që nuk u gjet konsensusi", tha Meta si fjali të fundit. Partitë kanë afat deri ditën e hënë për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Seanca e djeshme ishte shansi i fundit për arritjen e konsensusit mes shumicës dhe pakicës, pasi në fillim të muajit maj, KQZ-ja duhet të regjistrojë kandidatët për kryetar bashkie.

 

Kandidatët

KQZ, Hoxhaj: Afati i regjistrimit, 4 maji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë edhe dy ditë më tepër afat partive politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet për organet vendore që do të zhvillohen më datë 21 qershor. Edhe pse afati në kod përcaktonte datën 2 maj si datë e përcaktuar në Kod, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, sqaroi se janë ditët pushim për festën e "1 Majit", arsyeja e shtyrjes së afatit përfundimtar të regjistrimit të kandidatëve. "Afati është i vlefshëm për partitë politike që konkurrojnë më vete, partitë politike pjesëtare të dy koalicioneve të regjistruara në KQZ, si dhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, është data 4 maj ora 18.00", tha ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore