Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Grida Duma dëgjon hallet e banorëve të zonës së plazhit

Grida DumaKandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorë të zonës së plazhit, ku u njoh nga afër me situatën e vështirë ekonomike e sociale të banorëve, por edhe të biznesit në këtë zonë të qytetit.

Banorë të shumtë u ankuan për lënien në harresë nga Bashkia dhe për shpërfilljen e halleve e problemeve të tyre.

Zonja Duma u shpreh se qytetit i duhet një administrator i zoti që të dojë njerëzit e të punojë për ta. Ajo u zotua se dera e saj do të jetë e hapur për të gjithë durrsakët.

“Jashtë premtimeve elektorale, ju atë derën e keni tuajën. Nuk është dera ime. Kam ardhur për të marrë një pushtet tonin dhe tuajin të parin. Nuk ka nevojë për fjalë të bukura, sepse atë që ju ndjeni unë e di shumë mirë”, tha Duma.

1 maj 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore