Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Duma: Sulmi, frikë për humbjen e Durrësit Balla: Je një ndërtuese, mashtruese

Përplasja

Reagon dhe kandidati i Lezhës, Fran Frroku: S’kemi probleme me drejtësinë

Sekretarja per Marredheniet me Publikun ne PD, Grida Duma, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar qeverine ne lidhje me situaten e fundit ne vend./r/n/r/nSecretary for Public Relations in the Democratic Party, Grida Duma, speaks during a press conference, which has accused the government in connection with the recent situation in the country.

Kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, reagon ndaj sulmeve të bëra nga mazhoranca, e cila ka përfshirë në listën e personave të inkriminuar. Duma deklaroi se Kryeministri nxori një “sharës me pagesë” dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Gjithashtu, ajo u shpreh se nuk ka asgjë për t'u habitur nga ky veprim, pasi siç tha ajo, nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. "Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme. E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të turpëruarit të vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon", tha Duma. Duke vijuar më tej në qëndrimin e saj ajo shton se akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se çfarë i pret në Durrës, ndaj alarmohen dhe shpifin. "E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të turpëruarit të vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin. Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt", mbyll reagimin e saj, Grida Duma. Edhe kandidati tjetër i PD-së për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj, i ka hedhur poshtë akuzat e deputetit Taulant Balla se ai ka probleme me drejtësinë. Në një prononcim dhënë  mbrëmjen e së hënës  në "Channel One” Frrokaj deklaroi se nuk ka pasur dhe nuk ka probleme me drejtësinë dhe e gjitha kjo bëhet për ta dëmtuar atë në fushatën elektorale. “Është një akuzë qesharake që bëhet me arsyen e vetme se unë do fitoj zgjedhjet”, tha Frrokaj lidhur me akuzat. Frrokaj shtoi më tej se ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë dhe policisë dhe duke qenë njeri publik nuk ka si të jetë ndryshe. Pas këtyre deklaratave, do të vinte dhe kundërreagimi i deputetit socialist, Taulant Balla, i përfshirë tashmë në debatin mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me çështjen e dekriminalizimit. Duke iu referuar akuzave të kandidates demokrate në Durrës, Balla tha se para se ta vetëkonsiderojë veten akademike, të dëshmojë para shqiptarëve historinë e mashtrimit të saj dhe ortakut të saj, që u kanë shitur nga dy herë apartamente. "Nëse zonja Duma kërkon të jetë transparente le t’u shpjegoj durrsakëve dhe historinë e futjes së saj në biznesin e ndërtimit si ortake, pa pasur as kapital dhe as njohuri në fushën e ndërtimit. Fakti që është vetëshpallur akademike, nuk e bën të pafajshme. Edhe Xhelal Mziu është vetëshpallur akademik, bile dhe Doktor Shkencash, por është në një listë me zonjën Duma, si i dënuar nga drejtësia. Zonja Duma nuk ka probleme me Partinë Socialiste, por me drejtësinë. Nuk e ka çuar në prokurori dhe gjykatë PS, por ish-ortakë të saj, të cilëve u ka hyrë në pjesë në bizneset e tyre familjare dhe tani është duke pastruar historitë e saj. Kur të mbarojë të na njoftojë, por deri atëherë bën mirë të heshtë! Siç na ka thënë Oscar Wilde, kujtohu se: "Askush nuk mund të jetë aq i pasur, sa të blejë të kaluarën e tij”, tha Balla.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore