Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Lista e të inkriminuarve, Duma: Mazhoranca shpif, nuk shpëton nga fundosja

Grida_Duma18dhjetor_1Pas përfshirjes në listën e personave të inkriminuar nga ana e Partisë Socialiste, Grida Duma thotë se gjithçka është sajsë e mazhorancës prej frikës së humbjes. Kandidatja e PD-së, për kryetare bashkie në Durrës, thotë se pavarësisht shpifjeve, mazhorancën e  pret një disfatë e thellë dhe e sigurt.

“Kryeministri nxori një ‘sharës me pagesë’ dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike. Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë. Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme. E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të ‘Turpëruarit të Vogël’ këtu në Durrës.

Nuk e shpëton dot nga fundosja. Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon. Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç’i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin. Të hidhen përpjetë sa të duan, i pret një disfatë e thellë dhe e sigurt”, është reagimi i Grida Dumës.

28 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore