Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Basha vijon prezantimin e kandidatëve: Marrja e shtëpisë, pr/ligj absurd

Lulzim Basha ne ElbasanKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për bashkinë e Gramshit, Cërrikut, Belshit dhe Peqinit, përkatësisht Kodhel Çalën, Qamil Bojën, Asqeri Kuqjan dhe Albert Kreçin.

Në fjalën e tij në takimin me banorët, Basha tha se Shqipëria ka dy vjet që ecën në rrugën e gabuar, me qeveritarët që tallen me bukën e fëmijëve të shqiptarëve.

Sipas Bashës, mazhoranca është e zhytur në korrupsion dhe kërkon ryshfete edhe për një vend pune si pastruese.

"Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s?kishin bukë t?u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjën 10 muajshe. Baballarë që hidhnin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej prerë edhe tjetra që të përfitonte asistencën", u shpreh Basha.

Ai theksoi se, mazhoranca nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në fushatë dhe si shembull për këtë solli çmimin e energjisë, i cili është rritur, si dhe faturat afrofe që sipas tij janë trefishuar.

"Na u premtua se çmimi i energjisë do ulej. Por në fakt çfarë ka ndodhur? E kanë rritur çmimin e energjisë për plot 77% të konsumatorëve. E sikur kjo të mos mjaftojë, faturat afrofe vazhdojnë të bëjnë kërdinë. E sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria ka sjellë të enjten e kaluar në Parlament dhe planifikon këtë të enjte të kalojë një projekt-ligj, i cili parashikon t?iu marrë shtëpitë shqiptarëve që nuk paguajnë dot faturat e kripura të energjisë", tha Basha.

Ai shtoi se, 21 qershori do të jetë dita e llogaridhënies për keqqeverisjen, premtimet e pambajtuara dhe varfërinë ku e ka zhytur vendin dyshja Rama?Meta.

28 prill 2015 (gazeta-Shqip.com) / TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore