Basha në Elbasan: Do të ulim çmimin e dritave dhe naftës

Basha prezanton kandidatët në Elbasan, Librazhd e Përrenjas. PD zyrtarizon Durim Ballën si kandidatin e saj në Bulqizë

Lulzim Basha ne ElbasanPavarësisht se janë zgjedhje lokale, kreu i PD-së, Lulzim Basha, po i sheh ato si votime të përgjithshme, duke dhënë premtime për ulje taksash dhe çmimesh, edhe pse ky subjekt politik nuk është në pushte, por në opozitë. “Më 21 qershor e keni ju në dorë që ta merrni këtë fat dhe t’ua besoni atyre që do të japin përgjegjësi para jush, që do ta ndiejnë dhembjen tuaj, do ta prekin atë dhe bashkë me ju do të kërkojnë rrugët e zgjidhjes. Rrugët e zgjidhjes që do të kalojnë me Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare nga ulja e mëtejshme e taksave, nga ulja e çmimit të energjisë, nga ulja e çmimit të karburantit, rritja e pensioneve dhe e rrogave”, tha Basha në takimin e Elbasanit. Kryedemokrati nuk ka ngurruar të akuzojë kandidatin e PS-së, Qazim Sejdini, që, sipas tij, ka paguar lekë për t’u rikandiduar. “Aty ku nuk u janë bindur, i kanë pushuar, i kanë hequr me Baftjar (Zeqo), me Nasuf (Fadil Nasfi), e me Flamur (Bime). Këtu ku Qazimi bën atë që di të bëjë më mirë, ulet në gjunjë. I kanë thënë ‘ok’, Qazim, njome e do të jesh prapë kandidat”, deklaroi Basha. Ai theksoi se populli është zhytur në varfëri dhe mjerim, ndërsa Kryeministri viziton fabrikat e “Mercedes Benz”-it në Gjermani, hap ekspozita pikture dhe për të vetmen gjë që nuk interesohet janë qytetarët shqiptarë që emigrojnë në të njëjtin qytet ku turisti Kryeministër zhvillon vizita luksi. Sakaq, Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për Bashkinë Bulqizë për zgjedhjet e 21 qershorit. Durim Balla është kandidati që PD do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

1 Comment
  1. ALDA says

    FITORE PD

Comments are closed.