Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Balla: Grida Duma të tregojë si ka shitur apartamente nga dy herë, për këtë është shpallur fajtore

ballaDeputeti socialist, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të deputetes demokrate, Grida Duma, njëherësh kandidate për bashkinë e Durrësit, e cila e ka cilësuar përfshirjen e emrit të saj në një listë personash të inkriminuar një mashtrim të trashë të mazhorancës që buron nga frika e humbjes.

Përmes një postimi të gjatë në faqen e vet zyrtare në 'Facebook', Balla i kërkon Dumës të tregojë se si ka shitur 2 herë të njëjtat apartamente të kompanisë së saj, gjë për të cilën sipas deputetit socialist ajo është shpallur fajtore nga prokuroria dhe partneri i saj, i cili është në cilësinë e administratorit të kompanisë, po vuan dënimin me burg për këtë çështje.

Deklarata e plotë e Ballës

Dëgjova shqetësimin e zonjës Duma, e cila duke vetëkonsideruar veten akademike, përjashton mundësinë që të jetë dhe e inkriminuar. Në të vërtetë, para se të na tregoj historinë e saj si akademike, zonja Duma të dëshmoj para shqiptarëve historinë e mashtrimit të saj dhe ortakut të saj në biznes ndaj qytetarëve që u kanë shitur nga dy herë apartamente dhe që prokuroria e ka konsideruar fajtore duke vuajtur dënimin me burg partneri i saj, i cili është në cilësinë e administratorit të kompanisë.

Nëse zonja Duma kërkon të jetë transparente, le t’u shpjegojë durrsakëve dhe historinë e futjes së saj në biznesin e ndërtimit si ortake, pa pasur as kapital dhe as njohuri në fushën e ndërtimit. Ne ende nuk dimë cilat janë asetet e Gridës që kanë detyruar një biznesmen ta bëj ortake në biznesin e ndërtimit dhe që në fund e çoi drejt dyerve të burgut. Për më tepër, një biznesmene ndërtimi e akuzuar për mashtrim tani kërkon të bëhet kryetare bashkie, duke u lavdëruar me biografinë e saj si ndërtuese mashtruese.

Po ashtu, nëse ka dëshirë të jetë transparente zonja Duma mund të flasë se si u përfshi në një operacion financiar me një bankë tjetër për të shlyer problemin e mashtrimit me kompaninë e saj, çfarë pasurish ka vënë si barrë hipotekore dhe nëse është nën hetim për këtë çështje apo jo.

Fakti që është vetëshpallur akademike, nuk e bën të pafajshme. Edhe Xhelal Mziu është vetëshpallur akademik, bile dhe Doktor Shkencash, por është në një listë me zonjën Duma si i dënuar nga drejtësia.

Zonja Duma nuk ka problem me PS, por me drejtësinë. Nuk e ka çuar në prokurori dhe gjykatë PS, por ish-ortakë të saj, të cilëve u ka hyrë në pjesë në bizneset e tyre familjare dhe tani është duke pastruar historitë e saj. Kur të mbaroje të na njoftojë, por deri atëhere bën mirë të heshëe!

Siç na ka thënë Oscar Wilde, kujtohu se: "Askush nuk mund të jetë aq i pasur, sa të blejë të kaluarën e tij".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore