Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

BLUSHI MES KRYQËZIMIT DHE FUNERALIT

ARBEN MANAJ

Arben ManajFjalimi i funeralistit Blushi duket se ka trazuar mazhorancën, po aq sa edhe "autobomba" Doshi-Frroku, edhe pse pakrahasueshmërisht e ngjashme, ndonëse të dyja episodet kanë të përbashkët vdekjen ose atë të supozuar.

Vihet re një "kryqëzim" mediatik, më shumë sesa politiko-publik institucional ndaj deputetit plëngprishës, edhe pse Rama vetë tenton ta injorojë publikisht ose ta minimizojë efektin e gjëmës së shkaktuar nga rivali i tij faktik për postet që mban.

Ka një përpjekje në pamje të orkestruar për të sfumuar tezat e Blushit dhe për ta nxjerrë më shumë si një letrar të shkëlqyer dhe një politikan jashtë kohe, që flet për gjëra që nuk ka kundër-ide apo që godet poshtë brezit apo edhe bën më opozitar sesa opozitarët formalë, pa harruar se bën edhe kritizerin në kohën e gabuar dhe në vendet jo të duhura, si në forumet e partisë së tij ose ish-partisë së tij, me ç?duken tanimë bathët.

Blushi normalisht është karrierist politik, pasi përndryshe ç?kuptim ka pse të ishte në politikë, kur ka hiça politikë që sot janë ministra e deputetë më të vlerësuar zyrtarisht sesa ai, që nuk i vijnë as te maja e thoit klasit dhe staturës së Blushit.

Normalisht, që Blushi ka pakënaqësi ndaj Ramës, siç kishte edhe Braun ndaj Blerit, edhe pse situata për mua nuk është dhe aq e saktë sa ç?krahasohet nga politologjia mediatike shqiptare.

Por Blushi nuk është se ka gjetur vesh që të flasë e ta dëgjojnë seriozisht në forumet e Partisë së tij. Ky duket më shumë sesa deduksion i logjikshëm.

Madje edhe ndonjë "kafe" e mediatizuar me kryetarin nuk është se ka çuar gjëkundi.

Kjo heshtje ose mister për tematikën reale të kafeve mes Ramës dhe Blushit, i bën më të zbuluara shpërthimet aktuale të Blushit, i cili duket se hapësirat institucionale ose efektiviteti i kritikave brenda partisë ka gjasa të mos kenë gjetur mirëkuptim ose reflektim personal nga kryetari ose institucional nga partia.

Nuk mund t'i thuhet Blushit se përse në këtë kohë, ai zgjedh që të atakojë, ose mbajë fjalimin e tij në funeralin e Rilindjes, sipas vizionit të tij, dhe përse nuk e bën në mbledhjet e partisë, por kritikon qeverinë në Parlament, pa ia ofenduar inteligjencën ose duke vetofenduar inteligjencën e pyetësit.

Nëse Blushi ka mbërritur deri në këtë shkallë frustrimi politik ndaj vërejtjeve dhe pakënaqësive të tij, tregon edhe për një keqkalkulim në rastin më të pafajshëm nga kryeministri dhe kryetari i PS, aq sa sugjeron edhe për një injorim dhe shpërfillje potenciale alla Rama ndaj atyre që ka poshtë, çka ai nuk e shfaq aq shumë me ata që i ka sipër ose ia mundësojnë të qenët sipër të tijve.

"Ju nuk duhet të pyesni një politikan të përgjegjshëm, nëse ka alternativë ose Plan B", thoshte këto ditë ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble, kur e pyesnin për një mundësi për një plan B për një Grexit.

Edhe për Blushin pres që, nëse do që tash e tutje, të jetë edhe publikisht i përgjegjshëm si politikan, të ketë një alternativë të tij ose brenda Partisë së tij ose jashtë saj, kjo e dyta me më shumë gjasa.

Them jashtë saj, pasi nuk besoj, nisur nga kryqëzimi politiko-mediatik që po i bëhet Blushit, se ka një kthim ose mundësi në rikthim në një marrëveshje pseudo-xhentëlmenësh mes Ramës dhe Blushit, siç bëhen zakonisht në politikën shqiptare, siç ndodhi në tentativën e shumëpërfolur mes Doshit dhe Ramës, përpara sagës "frrokiane".

Blushi foli, dhe tashmë të gjithë e dinë se ç?mendon ai për Rilindjen, por publiku dhe elektorati i të pakënaqurve i formacionit politik me rritjen më të madhe të shqiptarëve, po t'u shtosh edhe ata që po emigrojnë, e që sipas nobelistit amerikan, ish-këshilltarit të Reganit dhe Theçerit, Milton Freedman, "emigrim do të thotë të votosh me këmbë", presin prej deputetit që fushëbetejën e tij politike ta kryejë ose në radhët e Partisë Socialiste dhe forumeve inaktive të saj, betejë që i ka munguar sipas kritikëve të tij, ose të kërkojë një fushëbeteje tjetër, qoftë kjo edhe një Vaterlo, siç ia taksin se do të jetë rebelimi i tij politik.

Blushi ndryshe nga sa analizojnë të tjerët e di vetë më mirë, se i duhet një ekip tjetër për të qenë kapiten, qoftë edhe duke ardhur nga një kategori edhe më inferiore, edhe pse tifozët i ka jo të pakët teorikisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore