Basha prezanton Kokalarin: 21 qershori, përgjigjja e qytetarëve për Rama – Meta

Kreu i PD nga sheshi “Çerçiz Topulli”: Vendimet për Gjirokastrën s’do t’i marrim nga gjiri i Lalëzit

Premtimi – Kërkojnë votën tuaj për të zhbërë me votën tuaj, me duart tuaja pushtetin vendor, që vendimet për Gjirokastrën të mos merren në Gjirokastër, por në gjirin e Lalëzit

Lulzim Basha“21 qershori është dita e gjykimit politik, është dita e llogarisë para shqiptarëve, dita e gjykimit me votë të keqqeverisjes Rama – Meta.” Me këtë fjali u është drejtuar kryedemokrati Lulzim Basha qytetarëve të Gjirokastrës, gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së për këtë bashki, Igli Kokalarin, ku si vend ka zgjedhur pikërisht sheshin “Çerçiz Topulli”. I shoqëruar nga kreu i Komunës Lazarat, Dashamir Aliko, kreu i PD-së për Gjirokastrën, Roland Bejko, si dhe koordinatori i së djathtës për çështjet zgjedhore në këtë qark, Tritan Shehu, kreu i opozitës është shprehur se në të gjithë Shqipërinë qytetarët janë bashkuar si asnjëherë më parë dhe po presin me padurim ditën e votimit, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar dyshes Rama – Meta. “21 qershori, tha Basha, është dita e gjykimit politik, është dita e llogarisë para shqiptarëve, është dita e ndëshkimit me votë të keqqeverisjes Rama – Meta. “Pse po vërshojnë qytetarët, pse po vërshojnë njerëzit në mënyrë plebishitare, popullore, në takimet tona paraprake të prezantimit të kandidatëve tanë? Ç’është ky vërshim si në kohët e përmbysjes së regjimit të tollonave e arratisë? Ua them unë se e ndiej në shpirt. Njerëzit po presin me padurim ditën e votimit, ka një padurim për të votuar, për t’u dhënë një mësim që ta mbajnë mend, për t’u dhënë ndëshkimin e merituar”, iu drejtua Basha, qytetarëve. Ndër të tjera, ai është njohur me problemet e mëdha të qytetarëve dhe theksoi se qeveria ua ka vënë qytetarëve lakun në fyt me pabesitë e saj, me mashtrimet e saj, me taksat, me arbitraritetin e saj, me rritjen pa kufi të taksave, me rritjen e çmimit të energjisë, të cilin premtoi se do ta ulte, me rritjen e çmimit të naftës. “Kërkojnë votën tuaj për të zhbërë me votën tuaj, me duart tuaja pushtetin vendor, që vendimet për Gjirokastrën të mos merren në Gjirokastër, por në gjirin e Lalëzit. Bashkisë së re të Gjirokastrës, qytetarëve të rinj e të vjetër të këtij qyteti e çdo komune, një njeri i sprovuar në shërbimin ndaj tyre, një njeri që urdhrat nuk do i marrë as nga Tirana e as nga gjiri i Lalëzit, por do i marrë nga gjirokastritët dhe ky është Igli Kokalari”, tha dje kreu i PD-së, Lulzim Basha.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.