Basha nga Elbasani: Sejdini ka paguar para për të rikandiduar

Basha e TurkuGjatë prezantimit të kandidatit demokrat Ardian Turku, kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar me akuza të tjera nga Elbasani kundër dyshes Rama-Meta.

Basha ka akuzuar kandidatin socialist për zgjedhjet lokale në këtë qytet se ka paguar për të rikandiduar. Po ashtu, ai paralajmëroi se Rama dhe Meta do të tentojnë të blejnë votat e qytetarëve më 21 qershor.

“Dyshja Rama-Meta i ka vënë kazmën vendit. Qytetarët e shohin ikjen nga Shqipëria si të vetmen shpresë. Dyshja Rama-Meta kërkon të sanksionojë rritjen e taksave. Këta oligarkë do të kërkojnë të blejnë votën më 21 qershor. Qazim Sejdini ka paguar para për të rikaniduar sërish në Elbasan për herë të tretë. Por më 21 qershor, të djathtë e të majtë do të bashkohen kundër mashtrimit të kësaj qeverie”.

 

27 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.