Basha  zyrtarizon kandidatët në Tepelenë, Kavajë dhe Kolonjë

Opozita

Lulzim BashaPartia Demokratike zyrtarizoi edhe katër kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale më 21 qershor. E djathta ka vendosur që të kandidojë për Bashkinë e Tepelenës, kreun e PD-së në këtë qytet, Vehbi Çelën. Për Bashkinë e Kavajës është zyrtarizuar kandidati Engjëll Cara kurse për Bashkinë e Kolonjës është zyrtarizuar Viktor Duro. Edhe kandidati për Kolonjën mban postin e kreut të kësaj partie në këtë qytet. Kandidati i katërt i zyrtarizuar dje është dhe ai për Bashkinë e Skraparit, Hajredin Bakiasi. Edhe pse ka ende ditë për të dy koalicionet politike, por edhe partive të tjera që duan të propozojnë kandidatët e tyre për krerë të bashkive, e djathta nuk ka nxjerrë ende emra për bashkitë minoritare, ndërsa e majta ka edhe katër bashki pa emra përfshirë këtu Dropullin dhe Finiqin. Përtej zyrtarizimit të kandidatëve demokratë, kreu i PD-së ka nisur fushatën e prezantimit të tyre në elektorat. Dje, kryedemokrati, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatin e djathtë për Bashkinë e Roskovecit, Gëzim Çaushi. Basha gjithashtu ishte në Berat ku bashkë me kreun e PR-së, Fatmir Mediu, kanë prezantuar në Berat kandidatin e propozuar nga PR në emër të opozitës, Kasem Mahmutajn, nga ku kanë lëshuar akuza mbi mazhorancën se po përgatitet të blejë votat. Në të njëjtën kohë ai ka prezantuar edhe Myslym Haxhin në Kuçovë dhe Bujar Hoxhën në Urën Vajgurore.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.