Fushata, kandidati i PD-së me gratë kryefamiljare

“21 qershori”

bashaNjë takim me gra kryefamiljare i ka shërbyer kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, të shohë një realitet tjetër, që nuk shihet as nga zyrat dhe as nga ekranet e mediave. Pas rreth një ore takim me gratë kryefamiljare, pa praninë e gazetarëve, fjalia e parë e doktor Kosovës ishte një pohim i sinqertë. “Njeriu kujton se i di të gjitha, mirëpo kur prek realitetin, kupton sesa pak informacion ka pasur për një problem shumë të mprehtë. Nuk është se bëra ndonjë premtim, por këto kërkuan çdo gjë”, tha kandidati i PD-së, Halim Kosova. Gratë kryefamiljare, që rrisin të vetme fëmijët, kanë si kërkesë kryesore ndihmën financiare nga bashkia: për shkollimin e fëmijëve, lehtësi në kontrollin shëndetësor dhe në lëvizjen me mjetet publike, por mbi të gjitha lehtësimin e kritereve për marrjen e ndihmës sociale. Në këtë periudhë, përpara nisjes së fushatës zyrtare, doktor Halim Kosova po takon kategori të ndryshme sociale për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në programin e vet për Bashkinë e Tiranës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/









LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.