Basha në Roskovec dhe Berat: Koha e gjykimit, Rama-Meta burim fatkeqësish

Lulzim Basha ne protesteKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot në Roskovec kandidatin  e kësaj bashkie për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Gëzim Caushin. Përpara militantëve të së djathtës, Basha u bëri thirrje qytetarëve që të vizitojnë Caushin, për të dënuar me votë qeverinë Rama-Meta. Sipas kreut të PD-së, me 21 qershor fjalën nuk e ka më qeveria por qytetarët.

“Ka ardhur koha e gjykimit popullor me votë. 21 qershori s’do të jetë më dita e poshtërimit të dytë. Me votë vini përpara përgjegjësisë dështimin e kësaj qeverie. Qindra banorë të kësaj zone janë të papunë dhe ne duhet  të hapim një kapitull të ri. Koha nuk pret më’, tha Basha përpara elektoratit.

Basha në Berat

Pas prezantimit në Roskovec, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në  qyetin e Beratit për të prezantuar kandidatin e tij, Kasem Mahmutaj.  Përkrah Bashës ka qenë edhe  kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Basha tha se në mendjen Rama-Meta, populli nuk ka dinjitet.  Ata janë burimi i fatkeqësive dhe janë përgatitur tu kthehen zakoneve të këqija. Dëshpërimi ka kaluar në çdo shtëpi. Dhjetëra beratas  kanë emigruar.

25 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.