Basha: Kosova do të çojë para punën e nisur për Tiranën

Përuron lulishten. “PD-ja është modeli i veprave, jo fjalëve”

Lulzim BashaDuke shfrytëzuar përurimin e një lulishteje pranë policisë bashkiake në kryeqytet, kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, theksoi se ndryshe nga mazhoranca, forca që ai drejton përfaqëson një model të veprave dhe jo fjalëve. Sipas Bashës, një pjesë e mirë e projekteve për Tiranën nuk u përfunduan, pasi u bllokuan nga Kryeministri Rama. “Kjo zonë ishte bërë e rrezikshme. Ishte sfidë e madhe për ta pastruar këtë zonë dhe për të rikthyer hapësirën për qytetarët. Se mos ishte e vetmja. Modeli ynë është modeli i veprave dhe jo fjalëve. Modeli i pemës me kokrra dhe jo pemës pa kokrra. Është modeli i veprave që të shijojnë dhe jo i fasadës që të gënjen. Kemi qenë koshientë se dikush me një xhelozi të tmerrshme ka bërë çmos për të na penguar këto dy vitet e fundit. Bulevardi i ri është vepër e 80 viteve dhe shekullit të ardhshëm që do të përfundojë pa tjetër po sot është aty ku është, sepse është bllokuar”, u shpreh Basha. Ndërsa duke u ndalur te kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit, Basha u shpreh i bindur se Halim Kosova do e vazhdojë projektin për ndërtimin e Tiranës europiane moderne. “Do e befasojmë përsëri në muajt, javët, ditët e ardhme, se edhe ne morëm masat tona dhe ia dolëm ta kalojmë pengimin. Projekti i Tiranës moderne do të vazhdojë të zhvillohet me projekte të tilla nga njerëz që do i besoni drejtimin qytetit. Njeriu që ju do i besoni drejtimin tuaj ka kaluar 30 vite në shërbimin tuaj dhe i ka kaluar me të gjitha dhjeta dhe ky është Halim Kosova. Ju do ia besoni të ardhmen e Tiranës jo dikujt që do e fusë në xhepin e tij dhe do e ndajë me shefin tij, por dikujt që do hapi dyert për ju”, u shpreh Basha. Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama se nuk ka bërë asgjë për Tiranën, duke deklaruar se atë e pret një humbje e thellë në zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas tij, Halim Kosova do të jetë fitues në përballjen me Erjon Veliajn, pasi Kosova i bën nder Tiranës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

17 Comments
  1. anisa says

    punen e nisur?? me falni por cfare ka bere ky zoteria qe se paskemi pare ne keto 4 vite??

  2. Suzana says

    Me erdhi per te qeshur me kte titull. Per cilen pune te nisur e keni fjalen zoti Basha? Per qendrat rinore ne cdo lagje apo per projektin e tramit qe jane projekte te lena ne nje cep te mbuluar nga pluhuri.

  3. flo says

    cfare dreqin te coje para Kosova kur ti nuk ke bere asnje gje.

  4. anaa says

    e ndrite ti mor zoti Basha me Tiranen duke filluar nga kartat e studentit e deri te Tramiii … po boll mor mashtrusa dardha nen dardhe biee

  5. eni says

    ah more doktor more doktor po me famekeqin e pd e gjete te specializohesh si politikan , po ik ore se na kenaqe si doktore e te mbeti politika ty

  6. Gerti says

    me falni zoti basha nje pyetje kisha , kosova te coje perpara derrexhene qe ke katranosur ti ne Tirane

  7. era says

    Nese halimi do ndjeke rrugen e bashes do ishte me mire mos ti hynte fare kesaj meseleje , dmth ai dihet qe i ka te humbura keto zgjedhje po te ndjekesh modelin Basha qe falimetoi Tiranen eshte qesharake.

  8. ergi says

    hahaha c’eshte ky titull?? me kete titull u bindem qe edhe Kosova sdo beje asgje nese do fitonte.
    personalisht i uroj fitore z.Veliaj

  9. flo says

    Punen e nisur per Tiranen???? Nuk besoj se e ke seriozisht o Luliiii…per Tiranen jo qe nuk eshte nisur asnje pune po vetem jane prishur

  10. alvi says

    Basha asgje ska bere dmth qe as ky sdo beje gje. e dinim po tani an e konfirmoi vete Basha.

  11. vana says

    po rrugen e Bashes do vazhdoje edhe ky? asgje edhe ky?
    fitore Veliaj,vetem te ty kemi besim .

  12. Kejvi says

    mund ta dime se cilat jane punet e nisura per tiranen???? ndoshta kto pune i ka pare vetem luli ne enderrat e tij, prandaj ne qytetaret nuk shohim gje, dembelat kane vetem fjale,por tiranes i duhen vepra

  13. alina says

    kam pershtypjen qe Halim Kosova sdo beje gje tjeter vecse do na lere ne vend numero sic beri Basha

  14. ada says

    po pra po a thua sikur basha na ndricoi dhe tani ta besojme personalisht nuk i besoj asnje fjale te kryetarit te opozites

  15. fiori says

    pd-ja ka treguar vetem nje gje qe eshte partia e llafeve dhe aspak e puneve te mira

  16. livia says

    per cfare pune e ka fjalen basha cfare pune nisi ky qe ta coje perpara Halimi. Me keto qe thote ul shume me teper pike vetes kandiadtit qe ka zgjedhur dhe gjithe opozites

  17. INA says

    pse nuk pretenduat ndonje ndrryshim te madh per TIRANEN kur e qeverisi per aq koh EDI por po perdorni nji mandat te LULIT per te folur gjat …AI smund te rregullonte per kaq pak vite Tiranen e shkaterruar nder vite kete te gjith ju e dini mir por keni turp me e pranu …Te mos kalojm tek bindjet tona politike por tek ajo cka esht ne te ver8 .Boll u genjyet por mendoni qe TR ka nevoj per nji njeri te mir me shpirt human si HALIM KOSOVA jo per nje person qe do dij vetem te bertasi e fyej neper media.Votoni me zgjuarsi

Comments are closed.