Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Emrat e këshilltarëve vulosen nga Basha

Udhëzimi i PD-së për degët kërkon deklarimin nëse këshilltarët janë dënuar ose jo

Emrat e vulosur nga BashaKryetari i PD-së, Lulzim Basha, do të vendosë për listat e këshilltarëve për 61 bashkitë e vendit. Kjo është bërë e qartë në udhëzimin e lëshuar nga vetë Basha për degët e PD-së, të cilëve u kërkohet hartimi me konsensus të tyre, por në fund fare do të jetë vetë kryedemokrati që do të vendosë. PD-ja duhet të përpilojë listat me 1576 emra kandidatësh për këshilltarë. Listat do të kalojnë përmes një filtri të posaçëm që përfundon te zyra e kryedemokratit. Në udhëzimin e lëshuar gjashtë ditë më parë, Basha i kushton vëmendje dhe çështjes së dekriminalizimit. Partia Demokratike u kërkon degëve të saj që në formularin e listës shumëmerore të këshillave bashkiakë, anëtarët demokratë të shprehen nëse kanë qenë të dënuar më parë apo kanë ndonjë proces gjyqësor. Kjo është një nga kërkesat e urdhrit të lëshuar nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha. Shkresa e kryedemokratit me numër 4, e nxjerrë më 18 prill, ka pesë pika dhe përcakton rrugën që do të ndiqet për listat e këshilltarëve të opozitës, të cilat duhet të paraqiten brenda datës 23 prill. "Degët e PD-së në bashkëpunim me grupet e punës përkatës për çdo njësi zgjedhore, duhet të përgatisin projekt-listat e këshilltarëve bashkiakë, sipas numrit të këshilltarëve për çdo bashki. Listat duhen të kenë marrë miratimin e Kryesisë së degës së PD-së, Grupit të Punës dhe kandidatit për njësinë vendore dhe të paraqiten për miratimin përfundimtar pranë Sekretariatit Organizativ për t?ju përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, jo më vonë se data 23 prill", thuhet në dy pikat e para të këtij udhëzimi. Më tej përcaktohet se këshilltarët bashkiakë duhet të plotësojnë kriteret që janë aplikuar për kandidatët për kryetar bashkie. Ndërsa udhëzimi i kujton bazës se ato duhet të respektojnë Kodin Zgjedhor sa i përket çështjes së respektimit të barazisë gjinore. "Lista duhet të respektojë kriterin gjinor të përcaktuar në ligjin zgjedhor, duke siguruar përfaqësim të barabartë (50%) të secilës gjini, si dhe duke u siguruar që në listën për çdo këshill bashkie, një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje nuk duhet t?i përkasë së njëjtës gjini, (shembull: vendet 1 dhe 2 duhet të përmbajnë një femër dhe një mashkull, dhe kështu në vijim çdo dyshe. Ngarkohen sekretari i përgjithshëm, degët e PD-së dhe grupet e punës për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri", thuhet në shkresën e sigluar nga kryedemokrati Basha. Tirana ka numrin më të madh të këshilltarëve. "Parlamenti" i Metropolit do të ketë 65 anëtarë të këshillit bashkiak. Qeveria kishte përcaktuar numrin e këshillave që varionin nga 15, 17, 25, 35, 45, 55 dhe 65 anëtarë. Tashmë bashkitë do të kenë duke filluar nga 15 këshilltarë, në 21, 31, 41, 51 dhe 61 këshilltarë, duke shmangur kështu ato njësi që ishin parashikuar me 17 anëtarë në këshillat bashkiakë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore