Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

PR, Mediu: E mbështesim kandidaturën e Dumës në Durrës

Lulzim Basha dhe aleatetKreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se do të mbështesë Grida Dumën në kandidimin e saj për zgjedhjet e 21 qershorit. Pavarësisht se kjo forcë politike këmbëngulte që në Durrës të futej në garë Agron Duka, një emër që fillimisht sipas Mediut është propozuar fillimisht nga Partia Demokratike, duket se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët.

Kreu i PR-së tha se do të mbështesë Dumën gjatë fushatës, për t’i garantuar asaj fitoren. “ Kërkesa për të kandidatura Agron Duka në Durrës ka qenë një propozim  i vetë PD-së, dhe që më pas u tërhoq. Prej më shumë se dy ditësh kemi folur me Bashën dhe ai ka ofruar kandidaturën e Grida Duëmës. I japim mbështetje kësaj figure politike.

Sot jam takuar sërish me Bashën dhe kemi diskutuar se në kuadër të zgjidhjes së ngërçit që është krijuar mes këtyre dy partive, kemi vendosur që të kemi një kandidaturë të përbashkët në Durrës. Kjo do të ndodhë edhe në 60 bashkitë e tjera. Nuk kemi bashki të ndara  sepse kandidatët janë të përbashkët. Kemi propozuar 4 emra për tu konsideruar. Qytetarët duan kandidatin që meritojnë” , tha Mediu.

15 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore