Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Basha zyrtarizon Dumën për Bashkinë e Durrësit: Fytyra emblematike e demokratëve

Lulzim BashaGjatë prezantimit  si kandidate për Bashkinë e Durrësit të Grida Dumës, Lulzim Basha tha se e vlerësonte shumë figurën e Agron Dukës. Ai e ka cilësuar atë si një kandidaturë dinjitoze.

"Gara për zgjedhjet lokale të 21 qershorit nuk ka si qëllim fitoren e PD-s,ë por të çdo qytetari", tha Basha nga Durrësi.

"Zgjedhja jonë shkon tek një vajzë Durrësi, tek një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, te një intelektuale e kalibrit europian, akademike, studiuese dhe politikane e dashur nga të gjithë shqiptarët. Kjo do të jetë administratorja e shkëlqyer, kryetarja e re e Bashkisë së Durrësit, Grida Duma", - theksoi Basha.

Ndërkohë Duma  ka treguar mirënjohje maksimale për Partinë Demokratike që e ka  besuar Bashkinë e Durrësit.

"Po kthehem tek qyteti i lindjes, sepse Durrësi meriton të kthehet tek qytetaria. Durrsakët penalizojnë fort me heshtje atje ku nuk ka vlera, unë jam e bindur se do nisim një etapë të re. Do kthejmë shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë dhe fitoren që e meriton Durrësin, duke i kthyer mirënjohjen PD që më dha shansin për të kërkuar besimijn tuaj dhe jam e bindur se do ta kem".

15 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore