Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Rudina Ciko, në një koncert recital

Koncerti

Rudina Ciko"Florilège Musical Francophone" quhet koncerti recital që do të mbahet sot në mbrëmje në Universitetin e Arteve i pianistes, Rudina Ciko, shoqëruar në violinë nga studenti Kristian Gusho. I konceptuar nga bashkëshorti i pianistes, Zhani Ciko, koncerti do të mbajë në program pjesë nga César Franck, Eugène Ysaÿe, Camille Saint-Sawns dhe Clause Debussy. Rudina Ciko është një ndër artistet më të mira. Ajo ka interpretuar në disa koncerte recitale, me repertor të zgjedhur nga klasikët. "Është një mbrëmje që do t’ju lërë mbresa në shpirtin dhe mendjen tuaj. Do të gjendeni përballë lulëzimit të muzikës franceze të fundit të shek. XIX dhe gjysmës së parë të shek. XX, mes veprash të kompozitorëve që kanë përcaktuar ardhmërinë, jo vetëm të muzikës franceze, por të asaj europiane dhe pse jo botërore, që nga Saint-Sawns, Cesar Frack dhe Clause Debussy, për të ardhur te një nga emrat më të shquar të violinistikës botërore si Eugène Ysaÿe, që është më pak i njohur, por vlerat e tij janë shumë të thella dhe vijnë nga rrënjët e shkollës së kompozicionit dhe asaj të interpretimit që njihet si shkolla franko-belge", thotë ideatori Zhani Ciko. Sipas tij, këto vepra do të vijnë nga një artiste me pjekuri artistike si Rudina dhe një talent që shumë shpejt do të bëhet një nga emrat më të njohur të violinistikës shqiptare, studenti Kristian Gusho. Ky recital prezantohet nga Universiteti i Arteve në Tiranë, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri.

 

SHKRIME TË TJERA ME INTERES

[related_posts limit="5"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore