Banka e Shqipërisë: Çmimi i naftës në ulje

Tregjet

Çmimi i naftës do të vazhdojë të jetë i ulët, parashikon Banka e Shqipërisë në një studim për tregjet e huaja, referuar tremujorit të katërt të vitit 2014. Çmimi i naftës sipas indeksit Brent, zbriti në 62.3$/fuçi për muajin dhjetor nga 79.4$/fuçi një muaj më parë. Të njëjtin trend ndoqi edhe indeksi i referencës për tregun amerikan WTI, i cili në fund të muajit dhjetor u pozicionua poshtë kuotës 60$/fuçi, ndikuar nga një ofertë ndjeshëm mbi nivelin e kërkesës në treg. Këto zhvillime u diktuan kryesisht nga rritja e vazhdueshme e prodhimit në Amerikën e Veriut, si dhe nga vendimi i shteteve të OPEC-ut në mesin e muajit nëntor për të mos reduktuar nivelin e ofertës për këtë produkt në tregjet ndërkombëtare. Faktorët e sipërpërmendur, sipas BSH, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm të paktën deri në pjesën e parë të vitit. Mbështetur në të dhënat e EIA (U.S Energy Information Agency), çmimi mesatar për naftën në vitin 2015 pritet të luhatet në intervalin 46 -70$/fuçi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.