Ahmetaj, biznesit gjerman: Investoni në zonën e lirë

Ftesa

Ministri i Ekonomisë prezanton projektin e Spitallës, 10 vjet pa taksa

Arben Ahmetaj & gjermanetMinistri Arben Ahmetaj fton biznesin gjerman të investojë në turizëm dhe në zona të lira ekonomike, për të cilat premtoi një paketë tejet konkurruese dhe agresive. I ftuar në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, Ahmetaj dha detaje për zonën e lirë ne Spitallë, Durrës. “Shqipëria shumë shpejt, besoj në harkun kohor të një muaji e gjysmë, do të hapë një tender për zhvilluesin e zonës ekonomike të Spitallës, afërisht 200 hektarë dhe paketa që ne kemi përgatitur është jashtëzakonisht shumë konkurruese. Jemi duke ofruar lehtësi fiskale brenda zonës. Po ndaj një nga lehtësitë, pesë vitet e parë do të jenë pa tatimfitim për sipërmarrjen brenda zonës ekonomike. Pesë vitet e dyta do të jenë me gjysmën e tatimfitimit, që është një lehtësi shumë e madhe. Një element interesant që e kemi përfshirë kohët e fundit, për çdo shpenzim në trajnim të punonjësve, shpenzimi do të njihet dyfish për sa i përket fiskut, duke lehtësuar ngarkesën mbi tatimfitimin dhe mbi shpenzimet e kompanisë”, deklaroi Ahmetaj. “Dhe jemi të bindur, gjë për të cilën jemi duke punuar dhe me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim të Universitetit të Harvardit, që nëpërmjet këtyre instrumenteve dhe nëpërmjet kësaj oferte kemi mundësi që të kemi një nga zonat e lira ekonomike më të mira në Europë”, tha Ahmetaj. “Ne importojmë produkte të manifakturës, tekstile dhe këpucë, lëndë kimike e plastike etj., nga Shqipëria, por ne besojmë se mundësitë janë të dukshme në shumë sektorë të tjerë”, – tha sekretari i Shtetit për Ekonominë i Vestfalisë, Horzetzky. Ai ofroi mbështetjen për krijimin e urave lidhëse dhe të komunikimit mes bizneseve në të dy vendet dhe inkurajoi investitorët gjermanë të vijnë në Shqipëri.

 





SHKRIME TË TJERA ME INTERES
[related_posts limit=”5″]





1 Comment
  1. beku says

    Hë te shkretan , se ate po priste bisnesi gjerman; mandaten e ketj ahhhhhmetajt tone per te filluar ,se mezi po prisnin… Rreni……. …..rreni ………rreni ……….shpullaret se ata ju a dhane nje here pushtetin, por heren e dyte parate per te blere votat, nuk do ju mjftojne,se duhet ti blini te gjithe !!!

Comments are closed.