Legalizimet, shtyhet me një vit afati për bonot e privatizimit

dosje-pronashNë mbledhjen e mbrëmshme, Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për të rikthyer fuqinë e bonove të privatizimit. Kjo pritet të hapë rrugë për përdorimin e tyre në procesin e legalizimeve, ku ligji parashikon që një pjesë e pagesës të bëhet në këtë formë. “Në ligjin nr.7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr.1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr.1030, datë 23.2.1995”, të ndryshuar”, fjalia e fundit, e nenit 3, ndryshohet, si më poshtë: “Afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më  31.12.2016””, thuhet në vendimin e qeverisë. Afati i përdorimit të boneve të privatizimit kishte skaduar, pasi qeveria “Berisha” kishte përcaktuar përdorimin e tyre deri më deri më 31.12.2014. Ligji i Legalizimeve i ndryshuar nga mazhoranca e majtë përcakton formën e pagesës së legalizimeve. “Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë.

Bonot e privatizimit, të përfituara nga ish të përndjekurit politikë dhe nga subjektet e tjera gjatë procesit të privatizimit të pronës shtetërore, kanë të njëjtin trajtim me bonot e tjera të privatizimit. Çmimi favorizues i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier (social- ekonomik dhe banimi); kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje të pagesës; përqindjet e përdorimit të bonove të privatizimit; rregullat e hollësishme për mënyrën dhe llogaritjen e afateve të pagimit e reduktimin e pagesës së vlerës së parcelës ndërtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, nenin 15/1 të ligjit të Legalizimeve.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.