
Pas Greqisë, Spanja? - Partitë e protestës rrisin popullaritetin
Në Spanjë, "Podemos", një parti e të indinjuarve, kryeson në sondazhe
Dhjetëra mijë përkrahës të partisë së re spanjolle "Podemos" - "Ne mundemi" dolën në rrugë ditën e shtunë për të protestuar kundër politikës europiane të kursimit. "Po është e mundur" thërrisnin demonstruesit në "Marshin e ndryshimit" në qendër të kryeqytetit spanjoll. Partia e themeluar para disa muajsh me profil populist të majtë synon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në nëntor 2015 të imitojë suksesin e Syrizas dhe të arrijë të rrëzojë nga pushteti partitë tradicionale, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Demonstruesit dolën në rrugë me slogane si "E ardhur bazë për të gjithë" dhe "Tik-tak, tik-tak ora e ndryshimit po vjen". Një mësuese 23 vjeçe dhe e papunë nga Manovari, e ardhur qëllimisht për demonstratën në Madrid, Dori Sanchez, u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se "shumë persona janë të një mendimi; kemi nevojë për ndryshim. Mjaft më me vjedhje, mjaft më me të korruptuarit që i marrin të gjitha dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë". Sipas Podemos, u morën me qira 260 autobusë për të sjellë në kryeqytetin spanjoll përkrahësit e protestës. Qindra banorë të Madridit ishin të gatshëm të strehonin protestuesit në shtëpitë e tyre. Drejtuesi i Podemos, Pablo Iglesias, kërkon një ndryshim radikal kursi në politikën spanjolle. Gjatë fushatës zgjedhore në Greqi, docenti i shkencave politike mbështeti politikën e kreut të Syrizas, Aleksis Cipras.
Premtime populiste
Sipas statistikave, Spanja ka dalë nga recesioni dhe ekonomia, sipas të dhënave të publikuara të premten, u rrit vitin e kaluar me 1,4%, por ndryshimi ende nuk i ka dhënë frytet e veta në uljen e papunësisë. Gati çdo një në katër spanjoll është i papunë. Papunësia e lartë ka prekur sidomos të rinjtë, që ndihen pa perspektivë në vendin e tyre, shumë prej tyre emigrojnë. Po ashtu, në vitet e krizës, rrogat në Spanjë u zvogëluan, ndërkohë që numri i të punësuarve me kontrata afatshkurtër është rritur së tepërmi. Podemos lindi në janar të vitit 2014 si një lëvizje proteste e të "indinjuarve - "Indignados" dhe në mesin e nëntorit u regjistrua si parti. Po ashtu si partia greke, Syriza, Podemos refuzon në mënyrë strikte politikën e kursimeve dhe reformave, për të cilën u angazhua qeveria spanjolle në Madrid dhe Athinë si përgjigje kundrejt ndihmave të kreditorëve ndërkombëtarë. Në zgjedhjet e majit për Parlamentin Europian, gati 1,2 milionë spanjollë votuan Podemos, e cila siguroi pesë mandate në PE. Ndërkohë sondazhet e nxjerrin partinë e re Podemos si fituese të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të nëntorit, si para Partisë qeverisëse Konservatore të kryeministrit, Mariano Rajoy, ashtu edhe para Partisë Socialiste në opozitë. Rajoy i paralajmëroi me urgjencë spanjollët nga loja e "ruletës ruse", nëse votojnë për Podemos. Kjo parti "premton të sjellë yjet në tokë, por nuk mund t'i mbajë këto premtime", është shprehur kryeministri spanjoll Rajoy për Podemos. "Deutsche Welle"

Zbulohet një variant i ri i COVID në Kaliforni
Historia e plotë >
“Planeti pambuk”, shkencëtarët zbulojnë planetin unik
Historia e plotë >





Një muaj paraburgim për Navalnyn, thirrje për protesta
Historia e plotë >
CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Nuk pranoi që Trump të ishte në varrimin e tij”, bëhet film jeta e sena...
Historia e plotë >
Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Maskë plastike për t’u mbrojtur nga COVID? Studimi paralajmëron: Mos i përdorni...

OKB ngre alarmin: Në Shqipëri sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin nga Covid-19 nëse...

Infektivi nuk ka shtretër të lirë, “Shefqet Ndroqi” mbajti peshën e fundjavës
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
