Qëndronin ilegalisht në disa shtete të BE-së, riatdhesohen 50 shqiptarë

largea_riatdhesohen-29-shqiptare1418849637Policia e Shtetit në bashkëpunim me Autoritetet ligjzbatuese Franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion riatdhesimi nga Franca në drejtim të Shqipërisë të 50 shtetasve shqiptarëve, koordinuar  dhe  bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX.

Shtetasit që u riatdhesuan  sot përmes një avioni special (charter),  janë shtetas të kapur apo konstatuar në situatë të parregullt qëndrimi në Francë dhe në disa shtete të tjera të BE-se, pikërisht në Gjermani, Belgjikë dhe Danimarkë.

Nga burimet zyrtare bëhet me dije se  nga  Franca u kthyen 22  persona, që të gjithë meshkuj, nga Gjermania 19 persona, mes të cilëve  3 gra dhe 9 fëmijë. Gjithashtu nga Danimarka është riatdhesuar një person dhe nga Belgjika 8. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi.



Ndërkohë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin, Genc Merepeza, në një prononcim për mediat, tha se ky aksion dëshmon vendosmërinë e shtetit dhe Policisë Shqiptare për të respektuar dhe përmbushur detyrimet në kuadër të lëvizjes së lirë në hapësirën Shengen si dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave nga të gjithë shtetasit shqiptar, pasi do të përballen me penalitete, që ndër të tjera kufizojnë dhe lëvizjen e tyre deri në 5 vite këtë zonë.

29 janar 2015 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.