Të majtët shqiptarë, në mbështetje të Syriza-s, Braçe: Erdhi fundi i dinastive familjare

Mbështetja

eriion brace

Fitojnë radikalët, socialistët nisën komunikimin me Ramën që në zgjedhjet e 23 qershorit

Partia që dominoi jo vetëm në sondazhet parazgjedhore, por edhe në zgjedhjet e djeshme që u mbajtën në Greqi, Syriza, partia e majtë radikale e Aleksis Tsipras, ka marrë mbështetjen edhe të të majtëve shqiptarë. Deputeti socialist, Erjon Braçe, në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkruan për zgjedhjet në Greqi, duke i konsideruar se, me vlerësimin si fitues të kryetarit të Syriza-s, Aleksis Tsipras, përfundon kontrolli i dinastive familjare të politikës greke. Madje, Braçe në profilin e tij në “Facebook”, ka postuar këngën italiane “Bella Ciao”. “Për Tsipras dhe miqtë e tij!!” – shkruan Braçe. Më tej ai shton se nuk është aksident, por fundi i dinastive familjare të së majtës së kamur; përtej të tjerave!! Si për ironi të fatit, Andrea Papandreu ishte një antifashist i madh. Por pak ditë më parë, një tjetër deputet i majtë, Ben Blushi, nëpërmjet një opinioni të tij “Pse votoj Syriza-n”, argumentonte disa nga arsyet pse duhet mbështetur kjo parti. Ndërkohë, aktivë dhe mbështetës ndaj partisë Syriza të Aleksis Tsipras kanë qenë dhe degët e PS-së në Greqi, të cilat kanë shfrytëzuar këtë garë elektorale në Greqi për të “shlyer” në një farë mënyre edhe mbështetjen që Syriza u dha degëve socialiste në vendin fqinj për t’u organizuar dhe marrë pjesë në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit që mbajtën në Shqipëri. Vota e emigrantëve, sidomos e atyre të Greqisë, shënoi një diferencë mes PD-së dhe PS-së, kryesisht në qytetet e Jugut. Bashkëpunimi, si dy parti të majta, mes PS-së dhe Syriza të Greqisë, ka nisur që prej “rënies” së mbështetjes së socialistëve grekë për PASOK-un, gjë që “detyroi” kreun e PS-së, Edi Rama, të niste komunikimin me Aleksis Tsipras. Për zgjedhjet në Greqi kanë marrë pjesë rreth 100 mijë shqiptarë, të cilët kanë të drejtë vote, përfshirë këtu edhe minoritarët. Një nga faktorët që i ka shtyrë shqiptarët drejt kutive të votimit në Greqi, ka qenë dhe fakti se mes kandidaturave ishin edhe disa shqiptarë. “Rreth 100 000 shqiptarë kanë të drejtën për të votuar, përfshirë edhe minoritarët. Në Athinë ndodhen rreth 20 000 shqiptarë. Në Greqi ka edhe disa kandidatë shqiptarë për deputetë”, tha ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi.





1 Comment
  1. beku says

    Me unaza me byzylyke tamem si krietari i tyre ! Po mire o braçe, si ka mundesi qe ps-ja e juaj paska lidhje te hershme me nje parti te ekstremit te majte, komuniste thuhet; atehere i bie qe edhe partia e juaj te jete e ekstremit te majte; qe ne fakt eshte ;; kemi se ju nuk e pranoni.. Ne kete rast fare qarte mund te thuhet se ne kemi nje qeveri te ekstremit te majte, jo nje qeveri socialiste !!! Po te jesh i sinqerte sa kerkon te shitesh ;pergjigju !

Comments are closed.