Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shtohen tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë përpara bisedimeve

Shkak lajmërimi i Poroshenkos për t'u takuar me Vladimir Putin në një minisamit në Astana, kryeqytetin Kazak

Pritet të nënshkruhet një marrëveshje e re Rusi-Ukrainë në Kazakistan

Proshenko & PutinUkraina i rezistoi presionit financiar nga Rusia, duke e akuzuar Moskën se ka orkestruar sulmet rebele që vranë dy ushtarë dhe se ka rritur tensionet përpara bisedimeve ndërkombëtare të paqes. Problemet mes Moskës dhe Kievit janë rritur që kur Presidenti ukrainas Petro Poroshenko befasoi në fund të dhjetorit kur lajmëroi planet për t’u takuar me Vladimir Putin në një minisamit në Astana, kryeqytetin Kazak. Dy liderët kanë folur rrallë që kur ranë dakord më 5 shtator për një marrëveshje paqe që kishte si qëllim të qetësonte konfliktin në Ukrainën Lindore, ku më shumë se 4700 persona kanë humbur jetën. Marrëveshja u pasua nga 1300 vdekje të tjera dhe prej pretendimeve të rishpallura për pavarësi të dy provincave separatiste të Ukrainës.

Si kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Presidenti francez Francois Hollande, dy ndërmjetësit kryesorë të një prej luftërave më të këqija në Europë në dekada, ende e shohin paktin si të vetmen mënyrë për të dalë nga kriza. Dy ndërmjetësit do të dërgojnë ministrat e tyre të Jashtëm në Berlin të hënën për t’u takuar me homologët e tyre rusë dhe ukrainas, me qëllim hartimin e një marrëveshje të riformuar të paqes që katër liderët e vendeve mund ta nënshkruajnë në Kazakistan. Sulmet e së shtunës ku mbetën të vrarë dy ushtarë dhe u plagosën 20 të tjerë, që pasuan vrasjen e 14 personave të enjten, e nxitën Poroshenkon të akuzojë vendimin e Rusisë për të vazhduar mbështetjen e rebelëve si shkaktare të vdekjeve. “Kufiri Ukrainë-Rusi mbetet i hapur për pajisjet ushtarake që vijnë dhe armëpushimi po shkelet vazhdimisht nga të shtënat”, tha Poroshenko në vizitën në Letoni. Moska, nga ana e saj, ka përgënjeshtruar imazhet e satelitit të NATO-s ku mendohet se duken njësitë e Rusisë dhe pajisjet e rënda që kalojnë në zonën e luftës. Poroshenko ka lajmëruar se ‘ndihma financiare’ do të jetë prioriteti i diskutimeve të ardhshme me Bashkimin Europian.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore