Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Lajme bote shkurt

Dhjetëra persona, viktima në një aksident tragjik në Pakistan

nigeri_1Të paktën 62 persona kanë humbur jetën të dielën në veri të Pakistanit kur një autobus u përplas me një mjet që transportonte naftë, duke filluar kështu një zjarr që solli vdekjen prej flakëve të viktimave, ku përfshiheshin gra dhe fëmijë. Sipas raporteve të policisë, automjeti që transportonte naftë po udhëtonte në anën e gabuar të rrugës përgjatë një pjese të prishur të autostradës. Kjo ishte përplasja e dytë madhore që solli vdekjen e shumë personave në provincën Sindh në më pak se tre muaj. Autoritetet kanë transportuar mbetjet e trupave për të kryer identifikim nëpërmjet ADN-së.

 

Tripoli, 9 të vrarë dhe 37 të plagosur

Dy shpërthime vetëvrasëse në një kafene libaneze

Në qytetin Tripoli të Libanit, dy sulme vetëvrasëse kanë vrarë së paku nëntë persona dhe kanë plagosur më shumë se 37 të tjerë. Ushtria ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një kafene, në lagjen Jabal Mohsen, të banuar me shumicë alavite. Al Nusra ka thënë se sulmuesit vetëvrasës kanë qenë shtetas libanezë, të trajnuar në Siri. Sipas zyrtarëve ushtarakë, sulmi i dytë ka ndodhur jashtë kafenesë, vetëm disa minuta pas të parit. Autoritetet identifikuan autorët e sulmit si banorë të distriktit Mankubeen aty pranë, banuar nga Suni. Për dekada me radhë, këto lagje kanë qenë në qendër të përplasjeve që janë nxitur edhe më shumë nga lufta në Siri dhe veprimet e Presidentit Bashar al-Assad, që është Alawite. Dega e Al Kaedës në Siri, Fronti Al Nusra, ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Luftimet midis shumicës sunite në Tripoli dhe pakicës alavite kanë lënë shumë njerëz të vrarë në vitet e fundit. Banorët e Jabal Mohsenit mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, i cili është ndjekës alavit. Familja e Assadit ka udhëhequr Sirinë gjatë 40 vjetëve të kaluar.

Ndërkohë në Nigeri ka ndodhur një horror tjetër! Dy vajza kamikaze 10- vjeçare kanë shpërthyer, besohet në mënyrë jo vullnetare, në një markatë në qytetin e Potiskut, në verilindje të vendit. Bilanci provizor është tre civilë të vrarë. Raportohet se sulmi i parë i njërës prej vajzave ka ndodhur njëzet e katër orë më parë nga sulmi i dytë, në qytetin Maiduguri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore