Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gruaja e dyshuar: Boumeddiene arratiset drejt Sirisë 

gruaja e arratisurGruaja, për të cilën e gjithë policia dhe forcat speciale franceze janë vënë në kërkim prej së mërkurës, e dyshuar për bashkëpunim në sulmin vdekjeprurës ndaj revistës satirike dhe pengmarrjen në supermarketin hebre në Paris, është larguar nga Franca disa ditë përpara vrasjeve dhe besohet të jetë në Siri, kanë bërë të ditur burime turke dhe franceze gjatë së shtunës.

Pas ekzekutimit të pengmarrësit dhe dy terroristëve që kryen sulmin ndaj “Charlie Hebdo”, në atë që konsiderohet si sulmin më të keq të ndodhur në Francë prej dekadash, policia franceze nisi një kërkim masiv për Hayat Boumeddiene, partneren 26-vjeçare të një prej agresorëve, duke e përshkruar atë si “të armatosur dhe të rrezikshme”. Por, një burim i informuar mbi situatën tha se Boumeddiene është larguar nga Franca javën e kaluar dhe ka udhëtuar drejt Sirisë përmes Turqisë. Një zyrtar i lartë turk ka vërtetuar diçka të tillë, duke thënë se ajo ka kaluar përmes Stambollit më 2 janar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore