Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Gjermania arreston militantin pas kthimit nga Siria

I vihet zjarri godinës së gazetës gjermane “Hamburger Morgenpost”

Policia gjermane po mban në vëzhgim të gjithë personat e kthyer nga Siria

Një gazetë gjermane ka rënë pre e sulmit zjarrvënës, pasi ribotoi karikaturat e "Charlie Hebdo"

Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar për mbështetje ndaj grupit terrorist të Shtetit Islamik, IS, që ishte së fundmi në Siri. Të dhënat e prokurorisë federale tregojnë se policia ka mësyrë në apartamentin e tij në veri të vendit ditën e diel. I dyshuari 24-vjeçar, që ka shtetësi gjermane, dyshohet t’i jetë bashkuar Shtetit Islamik gjatë një qëndrimi në Siri nga tetori 2013 deri në nëntor 2014, tha një zëdhënëse e Prokurorisë së Përgjithshme Federale. Megjithatë, nuk ka prova që personi i identifikuar si Nils D., të ketë plane konkrete për një sulm dhe nuk ka lidhje mes tij dhe sulmeve të militantëve islamikë në Paris nga data 7 deri më 9 janar 2015, në të cilat u vranë 17 persona. Si të gjithë shtetet e tjera të Europës Perëndimore, Gjermania po lufton të ndalojë radikalizmin e myslimanëve të rinj, disa prej të cilëve duhan të bëhen xhihadistë në Siri ose Irak. Zyrtarët janë të shqetësuar se ata mund të kthehen dhe të kryejnë sulme në tokën mëmë. Autoritetet gjermane të inteligjencës vlerësojnë se të paktën 550 persona kanë lënë Gjermaninë për të shkuar në Siri dhe rreth 180 janë kthyer. Ata janë në hetim kriminal. Sulmi vdekjeprurës i së mërkurës mbi gazetën satirike franceze "Charlie Hebdo" ka rritur frikën e sulmeve të ngjashme në pjesë të tjera të vendeve europiane. Sipas një raporti të gazetës “Bild”, agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë përgjuar telefonata ku anëtarë të lartë të Shtetit Islamik kanë thënë se sulmi në Paris ishte vetëm fillimi i serive të sulmeve në Europë. Të dielën, një ndërtesë e gazetës gjermane “Hamburger Morgenpost” ishte shënjestër e një sulmi zjarrvënës, ku u arrestuan dy të dyshuar, gazeta ishte një nga ato që ribotuan karikaturat e "Charlie Hebdo".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore