Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjenden kutitë e zeza të fluturimit 8501 të AirAsia

Indonezi, kërkuesit kanë lokalizuar sinjalet dhe pritet që t?i nxjerrin në sipërfaqe sot

Ekuipazhi kërkimor vendas pritet të nxjerrë në sipërfaqe kutitë e zeza gjatë kërkimeve të së hënës

Avioni AsiaAirSkuadrat e kërkimit besojnë se kanë lokalizuar kutitë e zeza të fluturimit 8501 të AirAsia, ndërsa zhytësit do të përpiqen t?i nxjerrin kutitë në sipërfaqe ditën e hënë, lajmëruan zyrtarët indonezianë të dielën. Koordinatori i skuadrës së kërkimit të Indonezisë në Drejtorinë e Transportit Detar tha se zhytësit e marinës nga anija KN Jadayat zbuluan sinjalet pulsuese të kutive të zeza 30 metra poshtë sipërfaqes së ujërave të trazuar të detit Java. "Zhytësit e marinës në anijen shtetërore Jadayat kanë arritur të gjejnë me sukses një instrument shumë të rëndësishëm, kutinë e zezë të AirAsia QZ8501", tha Tonny Budiono në një deklaratë. Ai tha se kutitë janë nën rrënojat e avionit rreth 20 metra larg njëra-tjetrës. Ekuipazhet e kërkimit do të përpiqen t?i marrin ato të hënën duke përdorur teknika që do të largojnë pengesën e mbetjeve të avionit. Një praktikë e mundshme është ajo e tullumbaceve, të cilat përdoren për të ngritur në sipërfaqe mjete të rënda, siç u bë me bishtin e avionit të shtunën. Të dhënat që përmbajnë kutitë e zeza dhe regjistrimet nga kabina e pilotit mund të kenë rëndësi kyçe për të përcaktuar përse avioni, me 162 pasagjerë dhe pjesëtarët e ekuipazhit, ra në det më 28 dhjetor. Fluturimi nga Indonezi për në Singapor u zhduk nga radari në më pak se një orë pas fluturimit që ishte planifikuar të zgjaste dy orë. Zyrtarët e shërbimit meteorologjik të Indonezisë ia kanë hedhur fajin stuhive për përplasjen. Të paktën një zyrtar indonezian paralajmëroi se është shumë herët për të thënë me siguri nëse sinjalet u përkisnin kutive të zeza. "Ato ishin sinjale që dyshohet të jenë nga kutitë e zeza", - tha Henry Bambang Soelistyo, shefi i agjencisë indoneziane të kërkimit dhe shpëtimit. Drejtori i përgjithshëm i AirAsia tha në rrjetin Twitter: "Ne besojmë se kutitë e zeza mund të jenë gjetur. Lajmi nuk është ende i konfirmuar. Por po vijnë informacione të mëdha". Komisioni për Sigurinë e Transportit nuk lejoi fluturimin e një mjeti të telekomanduar për të hetuar nga afër zonën nga ku vinin sinjalet, duke iu trembur se mund të dëmtonte kutitë, tha Muhammad Ilyas, kreu i hulumtimeve oqeanike në Agjencinë indoneziane të Teknologjisë. Zonat do të ekzaminohen vetëm nga zhytësit, tha ai. Kërkimi ishte anuluar prej shirave të dendur që zgjatën për ditë, erërave të forta dhe dallgëve të mëdha. Edhe në kushte të mira të motit, zhytësit duhet të përballen me shikim të kufizuar. Të dielën, pasi koha ishte e mirë dhe deti më i qetë, u lejuan të kryhen përpjekje kërkimore. Mjetet e përdorura ranë në gjurmët e një objekti të madh pranë vendit nga vinin sinjalet dhe zyrtarët patën fillimisht shpresë se ishte pjesa kryesore e kabinës së avionit tip Airbus A320. Më vonë u konfirmua se ishte njëri krah dhe mbetjet e motorit. Në ditën e shtunë u nxor me sukses në sipërfaqe pjesa e pasme e avionit dhe u dërgua në Pangkalan Bun, qyteti më i afërt, për t?iu dorëzuar Komitetit Indonezian për Sigurinë e Transportit për hetim, tha linja ajrore në një deklaratë. Autoritetet kishin shpresuar që kutitë e zeza do të ishin të lidhura me bishtin, por mesa duket janë ndarë gjatë përplasjes. Kutitë e zeza lëshojnë sinjale për rreth 30 ditë derisa bateritë të mbarojnë, duke u lënë zhytësve vetëm dy javë kohë përpara se të heshtin. Rreth 48 trupa janë nxjerrë deri më tani, lajmëroi Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në një deklaratë të dielën. AirAsia tha se 32 prej trupave janë identifikuar. Ministria indoneziane e Transportit tha se AirAsia nuk kishte një licencë për të bërë atë fluturim në ditën e përplasjes, një pretendim që AirAsia e ka mohuar. Ministria e Transportit ka pezulluar rrugëtimin e linjave të tjera ajrore në vend të dyshuara për të njëjtat shkelje.

 

Detaje

Avioni i kompanisë AirAsia besohet se ka rënë në detin Java prej kushteve të këqija të motit, pasi pilotët kishin kërkuar të rrisnin lartësinë disa minuta më parë

Gjithsej 162 persona ishin në bordin e avionit, të cilët humbën jetën pas përplasjes në det vetëm një orë nga nisja për në Singapor

Në ditën e shtunë u nxor me sukses në sipërfaqe pjesa e pasme e avionit dhe u dërgua në Pangkalan Bun për t?iu nënshtruar hetimeve të mëpasshme nga autoritetet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore