Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Gjermania dënon protestat kundër “islamizimit” të Europës

Çfarë është PEGIDA dhe kush e mbështet. A është ajo kundër të huajve apo vetëm kundër myslimanëve?

GjermaniaPolitikanë dhe figura të njohura publike në Gjermani i janë bashkuar kohët e fundit një fushate mediatike kundër PEGIDA-s, një grupimi protestues kundër asaj që ata e cilësojnë si “islamizimi” i Europës. Ish-kancelari Helmut Shmidt dhe ish-futbollisti i kombëtares gjermane, Oliver Bierhoff, gjenden në mesin e 80 personaliteteve që mbështesin një peticion të hapur në gazetën gjermane “Bild” kundër tyre. Nënshkrimi i tij vjen pas një vale protestash pro dhe kundër Pegida-s që janë zhvilluar në të gjithë Gjermaninë. “Po të kthejmë kokën pas e të shohim historinë tonë, por edhe aktualitetin ekonomik sot, intuita më thotë se Gjermania nuk duhet të dëbojë azilkërkuesit”, deklaroi në një koment të tijin, ish-kancelari Shmidt. Shqetësim për këtë lëvizje ka shprehur edhe ish-kancelari tjetër, paraardhësi direkt i zonjës Merkel, Gerhard Shrëder, së bashku me aktoren Karoline Herfurth dhe prezantuesin e famshëm televiziv, Thomas Gottshalk. Po ashtu, reagime ka pasur qysh më parë nga Kancelarja Merkel dhe politikanë të ndryshëm të të gjitha partive që përfaqësohen në Bundestagun Gjerman. Dy net më parë, rreth 18 000 vetë ndoqën tubimin e radhës kundër të huajve me origjinë myslimane në qytetin e Dresdenit. Qysh nga muaji tetor ka pasur vazhdimisht protesta masive me ritëm javor nga përkrahësit e kësaj ideje të grupuar në rrjetin e ashtuquajtur PEGIDA ose “Europianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit”. Por, reagime në formë kundërprotestash ka pasur në Berlin, Dresden dhe Shtutgart, ku gjithashtu janë parë të derdhen në rrugë me mijëra vetë. Këta të fundit e cilësojnë PEGIDA-n një lëvizje ksenofobike që po ushqen ekstremistët dhe celulat neonaziste. Autoritetet gjermane deklaruan se rreth pesë mijë protestues anti-PEGIDA bllokuan rrugën e qindra mbështetësve të saj në Berlin. Në Këln ishte e njëjta situatë, rreth 250 kundërshtarë të emigracionit u vunë përballë mijëra mbështetësve të tij, ndërkohë që katedralja e famshme e qytetit, fiku dritat në shenjë kundërshtimi ndaj protestave antiemigracion. Por çfarë është PEGIDA? - Organizata në fjalë u themelua në qytetin gjermanolindor të Dresdenit në tetor të vitit të kaluar nga aktivisti Lutz Bachmann. Cilësohet si një grup që po mbledh në gjirin e vet të djathtët, që nga konservatorët e deri te fraksionet neonaziste, pa përjashtuar këtu edhe huliganë të futbollit. Aktiviteti kryesor i PEGIDA-s janë protestat në rrugë kundër asaj që e quan “një rritje e rrezikshme e ndikimit të islamit në vendet europiane”. Pretendon se nuk është raciste, as ksenofobike. Në manifestin e saj prej 19 pikash, thotë se kundërshton ekstremizmin dhe bën thirrje që të mbrohet kultura dhe trashëgimia hebraike në Gjermani. Por thirrjet e saj shihen edhe si thirrje për të përzënë të gjithë të huajt dhe se pikëpamjet e shprehura në manifestin e saj shërbejnë sipas kritikëve, vetëm si mbulesë ligjore për të justifikuar veprime e synime më radikale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore