Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Euro: Arrihet minimumi historik kundrejt dollarit

euro-money_1Monedha e përbashkët europiane ka humbur terren përballë dollarit amerikan, duke prekur nivelin më të ulët të shkëmbimit që prej vitit 2006. Rënien e lirë të euros analistët e lidhin me paqëndrueshmërinë e situatës në Greqi dhe komentet e Bankës Qendrore Europiane mbi politikat monetare. Rrëshqitja në nivelin më të ulët të 9 viteve të fundit, e pa euron të zhvlerësohej me 1.2% kundrejt monedhës së gjelbër. Pavarësisht disa parashikimeve se monedha europiane do ta ruante pozicionin e vet e madje do të arrinte barazi me dollarin, aktualisht ajo po njeh vetëm një drejtim: tatëpjetën. Ndikim të madh në këtë lëvizje, sipas gjasave, patën komentet e Mario Draghi-t të premten, kur kreu i BQE-së shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm nxitëse për ekonominë. Deklaratat e Draghi-t në gazetën gjermane "Handelsblatt", për injektim parash në sistemin bankar u dhanë fund dyshimeve se Banka Qendrore Europiane mund të mos e fillonte së shpejti luftën kundër inflacionit tepër të ulët me blerjen e diskutueshme të obligacioneve shtetërore. Euro është nën presion edhe prej gjasave të rritjes së parë të normës së interesit në Shtetet e Bashkuara, të cilat po i japin krahë ecurisë së tregut pas krizës së dollarit. Mbi monedhën europiane rëndon edhe ngërçi politik i Greqisë dhe frika se zgjedhjet e parakohshme të 25 janarit do të nxjerrin fituese Syrizën, partia radikale të majtë, e deklaruar hapur kundër masave antikrizë. Sipas ekspertëve, në situatën e krijuar ka shumë mundësi që euroja të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme përgjatë javëve në vazhdim. T.Ch.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore