Horoskopi-1 dhjetor 2014

horoskopi1-212Dashi

Mos i lini që të ikin rastet e sotme për të njohur një person vërtet të rëndësishëm për ju. Jini të qartë, të vendosur dhe diplomatik.

Demi



Ditë vendimtare për të vënë në diskutim një marrëdhënie që tashmë nuk ju bind më ose që po “plasaritet”. Do të keni inspirimin e duhur.

Binjakët

Në punë do të keni energji pozitive. Vështirësi në marrëdhëniet tashmë të konsoliduara. Për beqarët, dashuritë e reja janë të favorizuara.

Gaforrja

Hapuni me të tjerët, diskutoni dhe përballoni një ndryshim radikal që do të ndeshni sot. Mos u bëni dembel, por ecni përpara.

Luani

Një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh do të zgjidhet krejt papritur, ndërsa do të merrni një këshillë të vlefshme nga një mik.

Virgjëresha

Melankolia dhe emocionet do të dominojnë ditën tuaj sot. Jini të ëmbël dhe të kuptueshëm: dashuria dhe përkujdesja nga të tjerët nuk do t’ju mungojnë.

Peshorja

Do të keni shumë pak mundësi sot për të ndryshuar një ditë jo fort të mirë. Dashuria do të ketë ulje-ngritje, sidomos te çiftet e reja.

Akrepi

Vështirësi në dashuri. Ata që kanë një lidhje të dyfishtë do të rrezikojnë të zbulohen. Jini më të shoqërueshëm me miqtë. Kontaktoni ata të vjetrit.

Shigjetari

Mërkuri dhe Saturni do t’ua bëjë ditën të vështirë. Pranoni ndihmën e një miqësie të sinqertë. Inkurajojeni partnerin për gjithçka.

 

 

 

Bricjapi

Një takim i rëndësishëm po ju pret pas porte. Jini vetvetja dhe mos u tregoni të ndryshëm nga se jeni. Periudhë e mirë për të filluar një dietë.

Ujori

Shumë persona do t’ju vënë në vështirësi. Përpiquni që të mos bini në kurthin e tyre. Dëgjojeni më shumë partnerin dhe jini më tolerantë me të.

Peshqit

Ka pak gjëra që duhet të bëni nëse doni vërtet që një problem që e keni për zemër të zgjidhet në mënyrat më të mira. Mos jini hakmarrës.

 


Comments are closed.