Qeveria legalizon 480 parcela me ndërtime informale

 Vendimi

Numri më i madh i poseduesve të objekteve, në Fier dhe Tiranë

rama-bisede rama-bisedeQeveria aprovon legalizimin për 102 parcela ndërtimore në Qarkun e Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 221,8 m². Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua edhe kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje poseduesve të sipërfaqeve maksimale të parcelave ndërtimore, në qarqet Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Shkodër.

Në Qarkun e Beratit u kalohet pronësia poseduesve të ndërtesave informale në 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 927,3 m². Ndërsa në Qarkun e Elbasanit u kaluan 50 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 13 953,1 m². Në Qarkun e Fierit është numri më i madh i parcelave të miratuara nga qeveria. Në këtë qark u kalua e drejta e pronësisë në favor të qytetarëve për 111 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 38 251,3 m². Kurse në Qarkun e Gjirokastrës, 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 985,7 m².

Në Qarkun e Korçës, qeveria kaloi pronësinë për 6 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 536 m², shumë afër zonës urbanistike të qytetit. Ndërsa në Qarkun e Kukësit, qeveria aprovoi kalimin e pronësisë, duke i hapur rrugë ALUIZNI-t për 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 277, 27 m². Në Qarkun e Lezhës, u miratuan 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 880 m².

Në Qarkun e Shkodrës, qeveria miratoi 84 parcela ndërtimore, me sipërfaqe totale trualli 30 626 m². Gjithashtu, në Qarkun e Vlorës, me këtë vendim qeverie, miratohen 44 parcela ndërtimore, me sipërfaqe trualli 14 227 m². Sipas ligjit, ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë për parcelat ndërtimore. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas vendimit të qeverisë, urdhërohen të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim, që hynë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.